20 Prill

0 komente

Zbehet tendenca për të kredituar jashtë vendit. Vitin e kaluar ra në 4% të totalit.

Autor Ersuin Shehu

20 Prill, 2020


Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë për subjektet jorezidente ra në 23 miliardë lekë, nga rreth 60 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, rënia i detyrohet ndarjes së degës së Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë nga banka mëmë në Shqipëri. Kjo ka bërë që portofoli i BKT – Kosovë të mos klasifikohet më si kredi jorezidente e sektorit bankar shqiptar.

Megjithatë, edhe përtej këtij faktori, vitin e kaluar bankat shqiptare u shfaqën më pak të interesuara për të dhënë hua jashtë vendit.

Portofoli i kredisë jorezidente pësoi rënie të mëtejshme dhe pas shkëputjes së degës së BKT-së. Në fund të vitit 2019, kredia për jo-rezidentët zinte 4% të portofolit të kredisë së sistemit bankar, nga 4.5% që zinte në mesin e vitit 2019 dhe 10% në fund e vitit 2018.

Rritje e kredisë për jorezidentët ishte një tendencë që nisi pesë vjet më parë dhe në masën më të madhe lidhej me zgjerimin e shpejtë të filialit të Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë. Në tërësi, kredia e dhënë jashtë vendit ka ngelur e kufizuar në pak banka të mëdha të sistemit.

Këto banka vitet e fundit kanë kërkuar alternativa huadhënieje në vendet e rajonit, duke pasur parasysh edhe kërkesën e dobët dhe problemet specifike të kreditimit të biznesit në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes