14 Maj

0 komente

Tregu i komunikimeve fikse u rrit me 11% vitin e kaluar. Vlerësohet në rreth 73 milionë euro.

Autor Ersuin Shehu

14 Maj, 2020

kryesore

Tregu i shërbimeve fikse të komunikimit u rrit me 11% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ky treg kishte afërsisht vlerën e 9 miliardë leëkve ose rreth 72 milionë eurove.

Ndërkohë që tregu i shërbimeve celulare ka pësuar rënie për të katërtin vit radhazi, ai i shërbimeve fikse po shfaq një rimëkëmbje të lehtë në vitet e fundit, duke shfrytëzuar sidomos potencialet e mëdha për rritjen e internetit me brez të gjerë.

Burimi: AKEP

Sipas AKEP, shërbimet e rrjeteve fikse në Shqipëri ofrohen nga rreth 230 sipërmarrës. Albtelecom ngelet operatori më i madh dhe zotëron 44% të tregut sipas totalit të të ardhurave, për një shumë totale prej rreth 4 miliardë lekësh në vitin 2019. Operatori i dytë më i madh është Abcom, me 17% të tregut dhe Tring (Albanian Satellite Communication) me rreth 7%. Pjesë e mbetur është e copëzuar mes disa qindra opertorëve të tjerë.

Burimi: AKEP

Bazuar në raportimet e operatorëve që ofrojnë shërbimet internet nëpërmjet rrjeteve numri pajtimtarëve me akses broadband fiks në fund të vitit 2019 arriti në rreth 436 mijë, që përbën një rritje me rreth 20% në krahasim me një vit më parë. Megjithë rritjen e shpejtë në vitet e fundit, depërtimi i internetit me linja fikse në Shqipëri ngelet në nivele relativisht të ulët.

Në fund të vitit 2019, ky tregues arriti në 15.6% të popullsisë, në rritje me rreth tre pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, sipas AKEP, normat e penetrimit janë shumë më të ulëta se ne vendet e BE dhe të rajonit.

Sipas numrit të abonentëve, tregu paraqitet më i ekuilibruar dhe pjesa e operatorit më të madh, Albtelecom ra përsëri edhe vitin e kaluar. Albtelecom zotëron tashmë më pak se 31% të tregut, e ndjekur nga Abcom me 17%, Tring me 12% dhe Abissnet me 9%.

Mbështetur në të dhënat paraprake të AKEP, investimet në rrjetet fikse vitin e kaluar ishin rreth 1.22 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e vitit 2018. Megjithatë, pritet që kjo shifër të jetë më e lartë pas depozitimit të pasqyrave financiare përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes