1 Prill

0 komente

Tërmeti “shkund xhepat” e siguruesve. Ka sjellë mbi 10 mln euro dëme në tre muaj.

Autor Ersuin Shehu

1 Prill, 2020


Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve u rritën me pothuajse 110% në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për dy muajt e parë të vitit, siguruesit kanë paguar rreth 1.75 miliardë lekë dëme.

Si rrallëherë, dëmet këto dy muaj nuk janë dominuar më nga sigurimet e detyrueshme motorrike, por nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, me 61% të totalit. Kuptueshëm kjo reflekton dëmet e tërmetit të nëntorit 2019.

Për dy muajt e parë të këtij viti, kompanitë kanë paguar rreth 986 milionë lekë dëme në klasat e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore. Duke shtuar edhe dëmet e dhjetorit 2019, në total impakti i tërmetit në tregun shqiptar të sigurimeve deri tani vlerësohet në rreth 1.3 miliardë lekë.

Megjithatë, besohet se efektet e tërmëtit në tregun e sigurimeve nuk janë shteruar plotësisht, duke parë shifrën ende të lartë të dëmeve pezull, ku përfshihen dëmet ne proces vlerësimi, dëme të miratuara, por të papaguara dhe ato proces gjyqësor.

Në fund të muajit shkurt, kompanitë e sigurimit të jo-jetës kishin mbi 12 mijë dëme pezull, për një vlerë totale prej rreth 8 miliardë lekësh. Numri dhe vlera e dëmeve kanë pësuar një rënie të lehtë në raport me janarin, por krahasuar me një vit më parë vlera e tyre është rritur me 62%, ndërsa numri i rasteve është 50% më i lartë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes