8 Janar

0 komente

Tërmeti “lëkund” besimin në ekonomi

Autor Ersuin Shehu

8 Janar, 2020


Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 12.1 pikë përqindje në tremujorin e fundit të vitit 2019. Banka e Shqipërisë raporton një lëkundje të ndjeshme të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, i lidhur sidomos me tërmetin e muajit nëntor.

Sektori me rënien më të madhe të treguesit të besimit ishte ai shërbimeve, me 15.1 pikë përqindje. Kjo rënie e fortë e zhvendosi treguesin nën mesataren historike të tij, për të parën herë pas më shumë se tre vitesh. Përkeqësimi pasqyroi rënien e dy komponentëve përbërës të tij, përkatësisht balancës së ecurisë së biznesit, me 15.5 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 14.7 pikë përqindje.

Në kahun rënës rezultuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si punësimi, gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Edhe në sektorin e tregtisë treguesi i besimit ra me 3.4 pikë përqindje, duke shkuar edhe më poshtë në raport me mesataren historike të regjistruar nga Banka e Shqipërisë.

Edhe treguesi i besimit në sektorin e industrisë pësoi një rënie të ndjeshme, me 5.1 pikë përqindje. Niveli më i ulët i besimit në industri u ndikua nga rënia e balancës së kontratave porositëse, me 12.1 pikë përqindje, dhe balancës së prodhimit, me 6.9 pikë përqindje.

Përjashtim nga tendenca e përgjithshme negative nuk bëri as sektori i ndërtimit, ku treguesi i besimit shënoi rënie me 3 pikë përqindje. Brenda këtij sektori,

aktivitetit ndërtues pësoi rënie me 4 pikë përqindje, ndërsa kontratat porositëse me 2 pikë përqindje.

Treguesi i besimit konsumator vijoi të bjerë edhe gjatë tremujorit të katërt, me 1.4 pikë përqindje. Konsumtorët shfaqën perceptim më negativ për situatën e pritshme ekonomike në vend, për gjendjene pritshme të familjes së tyre, si edhe raportuan një ulje të blerjeve të mëdha.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes