13 Qershor

0 komente

Të ardhurat e fasoneve ranë me 23 milionë euro

Autor Ersuin Shehu

13 Qershor, 2020

kryesore

Sektori i fasoneve ka pësuar një rënie të ndjeshme të të ardhurave në tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit ra në në 100 milionë euro, 23 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e fasoneve ka një ndikim të rëndësishëm në ecurinë e eksporteve shqiptare, sepse ato përbëjnë mbi 40% të volumeve totale vjetore. Për katërmujorin e këtij viti, eksportet ranë me mbi 18% krahasuar me vitin e kaluar dhe performance negative e sektorit fason pati një ndikim të konsiderueshëm në këtë rënie.

Sektori i fasoneve është i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit. Ky biznes në dekadën e krizës ka shfaqur përgjithësisht një ecuri të mirë, pa pasoja shumë të mëdha nga kriza e gjatë ekonomike botërore. Falë afërsisë gjeografike me Europën Perëndimore, përvojës së fituar në 25 vjet, por edhe falë pagave shumë të ulëta, fasoneria shqiptare ka ngelur shtylla kryesore e eksporteve shqiptare

Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri janë rreth 800 ndërmarrje me aktivitet në prodhimin e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve. Në pjesën dërrmuese këto biznese  punojnë me porosi nga jashtë vendit. Sidoqoftë, vitet e fundit fasoneria ka hyrë edhe në degë më specifike, si prodhimi i pjesëve të këmbimit për automjetet apo për industrinë.

Në total, ekonomia shqiptare përfitoi në tremujorin e parë të vitit 272 milionë euro nga shërbimet e eksportuara. Pjesën kryesore e zënë pikërisht fasonet dhe turizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes