26 Shtator

0 komente

Studimi: Konsumatori i rrezikuar, mungon informacioni

Autor editor

26 Shtator, 2022

kryesore

Projekti “Protect Me” publikon studimin ku konsumatorët në vend rezultojnë me mungesë të theksuar informacioni.

Konsumatorët shqiptarë rezultojnë të rrezikuar, pasi të drejtat e tyre nuk mbrohen nga institucionet përgjegjëse. Mungesa e informacionit në pjesën dërrmuese të popullates ka bërë që situata të ndryshojë me ritme tepër të ngadalta dhe të drejtat e konsumatorëve të mbeten në hije, duke i bërë qytetarët që të jenë të pafuqishëm ndaj tregtarëve, por edhe institucioneve shtetërore. Mungesa e garancive për mallrat e blerë, mospërputhshmëria e karakteristikave të produktit të blerë me atë të reklamuar, abuzimi me kontratat e kredive konsumatore, etj, janë vetëm një pjesë e shkeljeve që konstatohen rëndom nga studimi i kryer në kuadër të projektit “Protect me”,  “Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri, për të arritur standartet evropiane”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse të Malit të Zi, “Center for Monitoring and Research (CeMI)”, i financuar nga Bashkimi Evropian, pjesë e EuropeAid/168719/ID/ACT/AL, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ky projekt do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Qendra Konsumatori Shqiptar, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse të Malit të Zi CEMI, që ka zbatuar projektin, ka kryer një pyetësor nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ëebit të saj, si dhe janë monitoruar faqet zyrtare të 24 institucioneve qendrore dhe 61 bashkive.

Nga të dhënat e grumbulluara del se ka një informacion thuajse të papërfillshëm, për sa i përket të drejtave që kanë konsumatorët në shkallë vendi. Si pasojë, niveli i ankesave drejtuar institucioneve shtetërore është shumë i ulët, duke mos reflektuar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të konsumatorëve, në marrëdhëniet e tyre me bizneset private, por edhe me entet shtetërore. Konsumatorët deklarojnë në pyetësorin e realizuar, se nuk kanë besim tek institucionet për zgjidhjen e problemeve të tyre. Institucionet shtetërore nuk japin informacion të detajuar në ëeb, nëpërmjet faqeve të tyre online për konsumatorin shqiptar të nivelit të mesëm dhe të ulët, pra për konsumatorin vulnerabël. Institucione si Enti i Ujit, Ujësjellësat, OSSH, IKMT, ISHMT, Bashkitë, kanë një informacion të pakët dhe të mangët në faqet e tyre zyrtare. Mungesa e informacionit të thjeshtë për konsumatorët nga institucionet që parashikon ligji për informim dhe tradita e munguar në fushëm e mbrojtjes së konsumatorit ka bërë që këta të fundit të jenë të diskriminuar në marrëdhëniet e tyre me tregtarët apo shoqëritë shtetërore që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Në kuadër të projektit “Protect Me” u realizua një studim nga Qendra Konsumatori Shqiptar, mbi nivelin e njohurive të mësuesve në rang vendi dhe përçimim e këtyre njohurive te nxënësit, për sa i përket  të drejtave të konsumatorëve. Konkluzionet ishin se, edhe mësuesit në arsimin parauniversitar kishin njohuri të pakta dhe të pamjaftueshme për të drejtat e konsumatorëve, që vijnë si pasojë e mosnjohjes së legjislacionit në fuqi për këtë fushë të rëndësishme që prek gjithë popullatën. Në shqyrtim nga ana e ekspertëve të projektit u morën dhe lëndët e zhvilluara në arsimin parauniversitar, nga ku rezulton se ka pamjaftueshmëri të njohurive për mbrojtjen e konsumatorit. Në këto kushte, në përfundim të studimit dhe raportit përfundimtar, iu nis një shkresë ministrisë të arsimit, ku iu propozua një kurrikul për nxënësit e arsimit parauniversitar, e cila jep njohuritë e duhura mbi të drejtat e konsumatorëve dhe legjislacionin në fuqi në vend. Miratimi i një kurrikule për nxënësit e arsimit parauniversitar është domosdoshmëri për krijimin e një gjenerate të re dhe të informuar konsumatorësh. Në kuadër të procesit të integrimit europian, Shqipëria është duke transpozuar dhe implementuar të plotë legjislacionin për mbrojtjen konsumatorëve, legjislacion i cili përfshin edhe sigurinë e produkteve ushqimore dhe joushqimore, si edhe një sërë të drejtash të tjera që parashikohen për konsumatorët në Ligjin për Mbrojtjen Konsumatore, pjesë e Kapitullit 28 në procesin e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes