29 Maj

0 komente

Stabilizimi i kursit të euros kthen kredinë në vlerat e muajit shkurt

Autor Ersuin Shehu

29 Maj, 2020


Stabilizimi i kursit të euros ka ulur sërish vlerën e portofolit të kredisë në muajin prill. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia ka zbritur në vlerën e 578 miliardë lekëve, aq sa kishte qenë në shkurt.

Mbiçmimi i fortë i euros në javët e fundit të marsit dha një ndikim të ndjeshëm statistikor në portofolin e kredisë, që raportohet në lekë, duke e çuar atë në kufijtë e afro 598 miliardë lekëve. Por, kthimi i euros në nivelet e mëparshme ka dhënë një efekt të ngjashëm edhe në portofolin e kredisë.

Në kushtet e paralizimit të aktivitetit ekonomik, kreditimi normal pothuajse është stopuar në muajt e fundit. Fokusi i bankave është zhvendosur në menaxhimin e procesit të ristrukturimit të kredive, si edhe në zbatimin e skemave të garancisë sovrane të dhëna nga qeveria shqiptare.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Këto skema kanë qenë shpresa kryesore për të ruajtur një lloj vijimësia të huadhënies gjatë muajve të krizës, por kontributi i tyre, të paktën në muajin prill, duket se ka qenë i kufizuar. Skema e parë e garancisë ofrohej vetëm për pagat e punonjësve dhe nuk ngjalli shumë interes të bizneseve, të paktën derisa qeveria vendosi të merrte përsipër pagesën e interesit të kredive.

Ndërkohë, skema e dytë që u miratua në mesin e muajit maj synon të mbështesë rimëkëmbjen e aktivitetit të bizneseve, me financim për likuiditet. Por, kjo linjë do të garantojë vetëm 60% të kredisë, ndërsa normat e interesit do të jenë pothuajse në termat e tregut. Kushtet e skemës janë larg kërkesave që pati paraqitur sipërmarrja, megjithatë rezultatet ngelen për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes