1 Gusht

0 komente

Siguruesit po e amortizojnë krizën duke shtrenjtuar çmimet? Primi mesatar i sigurimit është rritur me 30 euro.

Autor Ersuin Shehu

1 Gusht, 2020

kryesore

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dëshmojnë se tregu i sigurimeve e mbylli 6-mujorin e parë të vitit me një rënie të primeve të shkruara bruto pranë nivelit të 7%. Në muajt maj dhe qershor, pas rihapjes graduale të ekonomisë, kompanitë e sigurimeve arritën t’i kufizonin dëmet e krizës dhe rënia e primeve është zbutur krahasuar me muajt mars dhe prill.

Por, statistikat e AMF tregojnë se në total numri total i kontratave të sigurimit për këtë vit ka rënë me më shumë se 26% krahasuar me 6-mujorin e parë 2019. Goditja ka qenë më e theksuar për siguracionet e lidhura me udhëtimet ndërkufitare, si sigurimi i aksidenteve, kartoni jeshil apo policat kufitare. Pavarësisht nga kjo, rënia e primeve ka qenë e kufizuar në rreth 6.7%, çka i detyrohet, në pjesën më të madhe, rritjes së çmimeve të policave.

Primi mesatar i sigurimit këtë vit ka arritur në rreth 140 euro, nga 110 euro që ishte një vit më parë. Shtrenjtim vlerësohet të kenë regjistruar sidomos primet e sigurimit të pronës nga forcat natyrore. Pas tërmeteve të vitit të kaluar, sigurimi i katastrofave është bërë më i shtrenjtë, kryesisht për shkak të vlerave më të larta që kërkojnë risiguruesit, të cilët kanë paguar rreth 90% të faturës së dëmeve për pronat e siguruara.

Ndonëse numri i kontratave është pothuajse i njëjtë, primet e sigurimit të fatkeqësive natyrore janë rritur me 32% dhe për gjysmën e parë të këtij viti zinin mbi 10% të primeve totale të tregut të sigurimeve.

Burimi: AMF
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes