24 Korrik

0 komente

Siguruesit kanë paguar 82% të kërkesave për dëme nga tërmeti

Autor Ersuin Shehu

24 Korrik, 2020

kryesore

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar deri më sot rreth 82% të aplikimeve për dëme nga tërmetet e vitit të kaluar. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Ervin Mete, tha gjatë raportimit vjetor para Kuvendit se tërmetet sollën mbi 6200 dëme për tregun e sigurimeve në Shqipëri, ndërsa deri më sot janë paguar më shumë se 5150 prej tyre.

Totali i kërkesave për dëmshpërblim preku vlerën e rreth 4.1 miliardë lekëve ose 33 milionë eurove. Kjo fatyrë do të paguhet në pjesën më të madhe nga kompanitë e risigurimit.

AMF vlerëson se vetëm 2.5% e numrit të përgjithshëm të banesave janë të siguruara dhe shumica dërrmuese e tyre për shkak të detyrimit të vendosur nga banka për marrjen e kredisë. Vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan afërsisht 11 milionë euro për sigurimin e pronave nga fatkeqësitë natyrore. Kjo përkthehet në një shpenzim vjetor prej rreth 3.8 euro për frymë me qëllim sigurimin e pronave.

I matur me prime sigurimi për frymë, tregu shqiptar është ndër më të vegjëlit në Europë. Për më tepër, tregu është thellësisht i dominuar nga sigurimet e detyrueshme motorrike ose nga produktet e tjera faktikisht të detyrueshme, të lidhura me kërkesat e institucioneve të huadhënies.

Për vitin 2019, sigurimet e detyrueshme motorrike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta përbënin 69% të totalit të primeve të tregut.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes