6 Shkurt

0 komente

Si ndryshon përqendrimi i sektorit bankar pas blerjes së Alpha nga OTP

Autor editor

6 Shkurt, 2022

kryesore

Genti Kuburi

Analist financiar

Sistemi bankar në Shqipëri është në zhvillim të vazhdueshëm. Zhvillimet në biznes janë ciklike, pasi dhe jeta e një biznesi kalon në disa faza. Tregu bankar në Shqipëri me një gjykim racional mund të përkufizohet si shumë pranë maturimit. Në fillim të ciklit jetësor të industrisë (maturimit), produktet ose shërbimet e reja gjejnë përdorim masiv në treg. Me kalimin e kohës, dështimet dhe konsolidimet do ta rafinojnë biznesin në maksimum, ndërsa industria vazhdon të rritet. Kjo është periudha kur kompanitë e mbijetuara konsiderohen si të pjekura.

Pjesa e tregut, fluksi i parasë dhe përfitimi bëhen qëllimet kryesore të kompanive të mbetura të pjekura pasi rritja është relativisht më pak e rëndësishme. Konkurrenca e çmimeve bëhet shumë më e rëndësishme pasi diferencimi i produkteve bie me konsolidimin.

Në varësi të këtyre gjykimeve mund të themi se tregu bankar në Shqipëri është shumë pranë maturimit, ku konsolidimi pritet të sjelli dhe lëvizjet e fundit për ta bërë akoma më të pjekur industrinë bankare e cila sot ka eksperiencë mbi 25 vjecare.

Një ndër indekset më të përdorura gjërësisht nëpër botë është dhe HHI (Herfindahl-Hirschman Index), i cili është një masë e zakonshme e përqëndrimit të tregut dhe përdoret për të përcaktuar konkurrencën e tregut, shpesh transaksionet para dhe pas bashkimit dhe blerjes.

Indeksi Herfindahl-Hirschman (HHI) është një masë e pranuar përgjithësisht e përqendrimit të tregut. Ai llogaritet duke ngritur në fuqi të 2-të pjesën e tregut të secilës firmë që konkurron në një treg dhe më pas duke mbledhur numrat që rezultojnë. Mund të shkojë nga afër 0 në 10,000(Monopol, ku tregu është i përbërë vetëm nga një aktor me 100% të peshës). Sa më afër të jetë një treg me një monopol, aq më i lartë është përqendrimi i tregut (dhe aq më e ulët konkurrenca e tij).

Një treg me një HHI më të vogël se 1,500 konsiderohet një treg konkurrues, një HHI prej 1,500 deri në 2,500 është mesatarisht i përqendruar dhe një HHI prej 2,500 ose më shumë është shumë i përqendruar. Si rregull i përgjithshëm, bashkimet që rrisin HHI me më shumë se 200 pikë në tregje shumë të përqendruara ngrenë shqetësime te besimit mbi tregun, pasi supozohet se ato rrisin fuqinë e tregut.

Disavantazhi kryesor i HHI rrjedh nga fakti se është një masë kaq e thjeshtë saqë nuk merr parasysh kompleksitetin e tregjeve të ndryshme.

Avantazhi kryesor i Indeksit Herfindahl-Hirschman (HHI) është thjeshtësia e llogaritjes dhe sasia e vogël e të dhënave të kërkuara për llogaritjen. Gjithashtu, kompanitë peshohen sipas madhësisë së tyre, gjë që e bën HHI superiore ndaj masave të tjera, si raporti i përqendrimit.

Thjeshtësia bazë e HHI mbart disa disavantazhe të qenësishme, kryesisht në drejtim të dështimit për të përcaktuar tregun specifik që po ekzaminohet në një mënyrë të duhur dhe realiste. Për shembull, merrni parasysh një situatë në të cilën HHI përdoret për të vlerësuar një industri të përcaktuar e cila ka 10 kompani aktive dhe secila kompani ka rreth 10% të tregut. Duke përdorur llogaritjen bazë të HHI, industria do të shfaqej shumë konkurruese.

Megjithatë, brenda tregut, një kompani mund të ketë deri në 80%, deri në 90% të biznesit për një segment të caktuar të tregut, siç është shitja e një artikulli specifik. Kështu, ajo firmë do të kishte pothuajse një monopol total për prodhimin dhe shitjen e atij produkti.

Një problem tjetër në përcaktimin e një tregu dhe marrjen në konsideratë të pjesës së tregut mund të lindë nga faktorët gjeografikë. Ky problem mund të ndodhë kur ka kompani brenda një industrie që kanë pjesë tregu përafërsisht të barabartë, por secila prej tyre operon vetëm në zona të veçanta të vendit, kështu që çdo firmë, në fakt, ka një monopol brenda tregut specifik në të cilin ajo bën biznes.


Tregu bankar në Shqipëri

Kohët e fundit kemi pasur lëvizje në kuadrin e përqëndrimit të tregut ku u arrit edhe marrëveshja për blerjen e Alpha Bank nga OTP Bank. Kjo lëvizje pritet të ketë ndikim pozitiv në treg dhe të rrisë eficencën e tregut.

Nëqoftëse do e analizonim tregun bankar me të dhenat zyrtare të T3(3 mujorit të 3-të) të vitit 2021 do kishim këtë Indeks HHI:

Qartësisht duket se tregu qëndron pranë kalimit nga grada shumë konkurencial në gradën mesatarisht i përqëndruar.

Si do të ndikojë blerja e Alpha Bank nga OTP Bank?

Me blerjen e Alpha Bank nga OTP Bank, tregu do kalojë në 1 përqëndrim akoma më të madh. Vlerat e shtuar do jetë: HHI”-HHI’=1494.58 – 1436.38=58.2.

Ky zhvillim nuk do ta kalojë vlerën prej 200 pikësh e cila mund të jetë kompromentuese në ndikimin e besueshmërisë së tregut.

Në qoftë se përdorim po të njëjtën logjikë dhe indeks edhe për Kreditë dhe Depozitat do kishim këto rezultate:

KREDITË

Para blerjes:

Pas blerjes:

Edhe për Kreditë, me blerjen e Alpha Bank nga OTP Bank, tregu do kalojë në 1 përqëndrim akoma më të madh. Vlerat e shtuar do jetë: HHI”-HHI’=1286.7 – 1165.47=121.23.

Ky zhvillim nuk do ta kalojë vlerën prej 200 pikësh e cila mund të jetë kompromentuese në ndikimin e besueshmërisë së tregut. Tregu mund të cilesohet shumë konkurencial në aspektin e kredive.

DEPOZITAT

Para blerjes:

Pas blerjes:

Edhe për Depozitat, me blerjen e Alpha Bank nga OTP Bank, tregu do kalojë në 1 përqëndrim akoma më të madh. Vlerat e shtuar do jetë: HHI”-HHI’=1479.79 – 1416.71=63.08.

Ky zhvillim nuk do ta kalojë vlerën prej 200 pikësh e cila mund të jetë kompromentuese në ndikimin e besueshmërisë së tregut. Shpërndarja e Depozitave në tregun bankar mund te cilësohet konkurenciale por jo në nivelin e kredive. Kemi përqëndrim më të madh në aspektin e depozitave.

LETRAT ME VLERË

Para blerjes:

Pas blerjes:

Edhe për Letrat me Vlerë, me blerjen e Alpha Bank nga OTP Bank, tregu do kalojë në 1 përqëndrim akoma më të madh. Vlerat e shtuar do jetë: HHI”-HHI’=1944.48 – 1917.57=26.91.

Ky zhvillim nuk do ta kalojë vlerën prej 200 pikësh e cila mund te jetë kompromentuese në ndikimin e besueshmërisë së tregut. Shpërndarja e Letrave me Vlerë në tregun bankar mund të cilësohet me përqëndrim mesatar dhe ka Indexin HHI më të lartë se Kreditë dhe Depozitat.

Si përfundim, maturimi i tregut bankar Shqiptar po vjen dhe nuk do duhen dhe shumë vite që të kalojmë në një HHI mbi 1500 e cila do të nënkuptonte përqëndrim mesatar. Këto zhvillime vijnë përgjithësisht nga zhvillimet rajonale për bankat mëmë që operojnë në Shqipëri, por gjithashtu vijnë edhe nga kërkesat për një treg më eficent. Në tërësi sistemi bankar Shqiptar, momentalisht është i mirë pozicionuar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga Banka e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes