18 Qershor

0 komente

Shitjet me pakicë bien për herë të parë që nga viti 2012

Autor Ersuin Shehu

18 Qershor, 2020

kryesore

Instituti i Statistikave publikoi të enjten të parin tregues të matshëm, që dëshmon efektin e krizës së koronavirusit në kërkesën e brendshme. Për tremujorin e parë të vitit 2020, indeksi i shitjeve me pakicë pësoi rënie me 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë që nga viti 2012 që shitjet me pakicë në ekonomi pësojnë rënie. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 4.3 %, ndikuar kryesisht nga muaji mars.

Në analizën e Instat, produkti që ka pasur ndikimin kryesor në uljen e shitjeve me pakicë në ekonomi kanë qenë karburantet. Shitja e hidrokarbureve pësoi rënie vjetore me 6.1%. Kjo u përkthye me një kontribut negativ me -1.7 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve me pakicë.

Nga ana tjetër, ashtu siç pritej, shitjet e produkteve ushqimore nuk pësuan rënie, madje u stimuluan nga epidemia, sidomos në javët e para të karantinës. Sipas Instat, shitjet u ushqimeve dhe pijeve u rritën me 5% kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar. Kontributi i këtij grupi në ndryshimin vjetor të indeksit të shitjeve ishte pozitiv me 1.3 pikë përqindje.

Burimi: Instat

Shitjet me pakicë janë ndër treguesit kryesorë të tërthortë të ecurisë së konsumit në ekonomi. Një ecuri negative e tyre reflekton rënie të konsumit, që është komponenti kryesor në krijimin e vlerës së shtuar në ekonomie dhe jep mbi 80% të kontributit total në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes