Grupi Balfin ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë Albchrome Holding tek grupi turk Yildirim, për afërsisht 78 milionë dollarë amerikanë. Albchrome Holding përmes të cilës Balfin kontrollonte bizneset në sektorin e kromit në Shqipëri. Albchrome Holding është aksionere e vetme në kompanitë Albchrome dhe Vllahen Mining. Ndër asetet në shfrytëzimin e këtyre kompanive janë minierat e Bulqizës fabrikat e shkrurjes së Ferrokromit në Burrel dhe Elbasan dhe
Grupi i biznesmenit Samir Mane e pati blerë kompaninë në vitin 2013 nga grupi austriak Deco Metal, në një periudhë kur kompania ndodhej në vështirësi dhe drejt falimentimit.
Në vitet e fundit, performance e bizneseve të Balfin në sektorin e kromit nuk kishte qenë shumë e mirë. Kompania Albchrome për vitin 2020 raportoi një xhiro vjetore në vlerën e 4.5 miliardë lekëve, 40% më pak krahasuar me një vit më parë. Rezultati financiar ishte me fitim modest në vlerën e 5 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë ishte shënuar një humbje neto prej 663 milionë lekësh.
Kompania Vllahen Mining për vitin 2020 raportoi një xhiro totale në vlerën e rreth 5 milionë lekëve, në rënie me 71% krahasuar me një vit më parë. Rezultati financiar neto ishte negativ në vlerën e 40 milionë milionë lekëve, ndërsa në vitin 2019 humbjet preknin shifrën e 56 milionë lekëve.
Shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në Hollandë, pjesë e grupit turk Yildirim. Grupi Yildirim përfaqëson kompani të nëntë sektorëve të ndryshëm, me qendër në Stamboll dhe me veprimtari në 53 vende të katër kontinenteve. Yildirim numëron 14 000 punonjës gjithsej dhe luan rol global në fushën e metalurgjisë dhe minierave, qymyrgurit dhe koksit, energjisë, plehrave bujqësorë dhe kimikateve, menaxhimit të porteve, transportit dhe logjistikës, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si edhe në fushën e investimeve financiare. Yildirim është kompania e dytë në Europë dhe e katërta në botë për prodhimin e kromit.
Grupi Yildirim i ka fillesat në vitin 1963, kur Garip Yildirim themeloi në Samsun të Turqisë një kompani modeste për tregtimin e materialeve të ndërtimit, me emrin Garip Yildirim & Sons. Kompania e zgjeroi vazhdimisht fushën e veprimtarisë, me anë të shpirtit të sipërmarrjes dhe inovacionit, duke u shndërruar në një grup të diversifikuar kompanish dhe në një nga grupet industriale turke me rritjen më të shpejtë.
Që kur bëri blerjen e parë ndërkombëtare në Suedi në 2008, kompania është bërë forcë globale, me qendër në Stamboll dhe veprimtari në 51 vende të katër kontinenteve. Sot Grupi Yildirim luan rol global në fushën e metalurgjisë dhe minierave, qymyrgurit dhe koksit, energjisë, plehrave bujqësorë dhe kimikateve, menaxhimit të porteve, transportit dhe logjistikës, ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, si edhe në fushën e investimeve financiare.