21 Prill

0 komente

Rrjeti 4G është “mall i rrallë”: operatorët mbulojnë nga 21% deri në 56% të territorit

Autor Ersuin Shehu

21 Prill, 2020

kryesore

Komunikimi përmes rrjeteve celulare tashmë është gjithnjë e më shumë i fokusuar tek interneti me brez të gjerë. Për t’i shërbyer më mirë komunikimit dhe marrjes së përmbajtjeve multimediale, këto shërbime po zhvendosen periodikisht drejt teknologjive të reja, që ofrojnë shpejtësi gjithnjë e më të lartë komunikimi,

Por, ndërkohë që stacioni radhës është teknologjia 5G, statistikat tregojnë se operatorët shqiptarë ende ofrojnë një mbulim të popullsisë dhe territorit shumë larg të qenit i plotë me teknologjinë më të fundit të implementuar, atë 4G.

Statistikat më të fundit zyrtare për mbulimin me rrjet sipas operatorëve i takojnë vitit 2018. Mbështetur në këto të dhëna, operatori Telekom Albania raportonte se mbulonte me rrjet 4G rreth 85% të popullsisë, Vodafone Albania rreth 71%, ndërsa Albtelecom 65%.

Ndërkohë, mbulimi i territorit është shumë më i ulët dhe rrjetet 4G janë të përqendruara kryesisht në zonat urbane. Në vitin 2018, Telekom Albania mbulonte me rrjet 4G më pak se 56% të territorit, Vodafone Albania 35% dhe Albtelecom rreth 21%. Një mbulim kaq i ulët i territorit e bën tejet të kufizuar aksesin në internetin me brez të gjerë në zonat rurale dhe në rrugët e lëvizjes së shtetasve.

OperatoriMbulimi i popullsisëMbulimi i territorit
Telekom Albania85.355.6
Vodafone Albania70.735
Albtelecom6521.2
Burimi: MIE

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës, rreth 63% e shqiptarëve përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Mbulimi optimal me rrjet 4G për Shqipërinë është i rëndësishëm, po të kemi parasysh se vendi ynë nga një ndër shkallët më të ulëta të mbulimit me rrjete fikse në Europë.

Rrjedhimisht, internet nga rrjetet e lëvzishme është  një alternativë e dosmosdoshme për banorët e zonave periferike dhe rurale, tashmë që një pjesë e madhe e shërbimeve të ofruara nga sektori publik dhe ai privat po zhendosen gjithnjë e më shumë online.

Këtë vit pritet të tenderohet brezi i parë për shërbimet 5G, por ndërkohë teknologjia e radhës nuk mund të shërbejë vetëm si flamur marketingu dhe shërbim i dedikuar vetëm për qytetet e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes