Genti Kuburi
Analist financiar
Rezultatet paraprake nga sistemi bankar tashmë janë shfaqur nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). Shifrat janë impresionuese! I gjithë sistemi shfaq shëndet financiar të plotë dhe jep siguri për të ardhmen. Në fund të fundit siguria dhe stabiliteti financiar e mbajnë gjallë ekonominë e nje vendi dhe bankat nuk mund të bëjnë përjashtim. Me këtë rritje të vazhdueshme të bankave mund të presim dhe rritje të kreditimit dhe gjithashtu të shërbimit në tërësi. Duhet theksuar se nuk ka qenë periudhë e lehtë për Shqipërinë në 3 vitet e fundit pasi përballja me katastrofat natyrore sic ishin tërmetet në fund të 2019 dhe më pas pandemia dhanë goditje goxha të forta në ekonomi. Le ti analizojmë shifrat më poshtë në detaje (Alpha Bank për efekt të blerjes nga OTP BANK është përfshirë në vlerat e OTP BANK).
FITIM REKORD: 157MLN EUR
Fitimi ka qenë rekord këtë vit. Krahasuar me vitin 2020(114 MLN EUR) kemi një rritje prej 43 MLN EUR ose e thënë ndryshe 37.68%. Pjesën më të madhe të këtij fitimi e zë BKT. Rezultat të mirë financiar kanë pasur dhe OTP BANK me 16 MLN EUR gjithashtu dhe ABI BANK me 12 MLN EUR. Tabela më poshtë paraqet rritjen krahasuar me vitin 2020:
*renditja e bankave sipas peshës së tregut
Megjithatë duhet thënë se shifrat janë akoma të paaudituara dhe mund të kemi ndryshime në rezultat.
ASETET E TË GJITHË SISTEMIT U RRITËN ME 14.47%
I gjithë sektori bankar rriti asetet me 1.87 MLD EUR në vitin 2021. Rritjen e kryeson FIBANK e cila ka rritur vlerën e aseteve me 25.29%. Rritje të konsiderueshme të aseteve ka dhe UBA me 24.08% të totalit te saj në vitin 2020. Ndërkohë rritjen më të ulet e ka pasur Intesa Sanpaolo Bank me vetëm 6.36% e cila është e vetmja bankë me rritje njëshifrore. Të gjitha bankat kanë rritje pozitive në këtë tregues. Tabela më poshtë paraqet të dhënat për asetet:
*renditja e bankave sipas pëshës së tregut
KREDITE u rritën me 14.54%!
Një vëmëndje shumë të madhe në sektor ka pjesa e kredidhënies. Në terma absolute, vlera ishte 681MLN EUR për të gjithë sektorin. Rritjen më të madhe e ka ABI BANK me 26.24%, e ndjekur nga Raiffeisen Bank me 24.15% dhe FIBank me 23.69%. Intesa Sanpaolo Bank ka rritjen më të ulet me 6.59% ndërkohë që BKT është e vetmja bankë që ka rënie të vlerës së portofolit krahasuar me vitin 2020 në masën (-2.27%). Duke marrë parasysh që tregu për shumë vite po pastrohej nga kreditë e këqija të dhëna duke bërë WRITE-OFFS dhe duke marrë parasysh vështirësitë e ekonomisë, mund të themi se ky vit ka qënë pozitiv për kredidhënien kur kemi pasur shumë banka aktive në nivele te larta. Tabela më poshtë paraqet të dhënat për Kreditë:
*renditja e bankave sipas peshës së tregut
Investimet në LETRAT ME VLERË u rritën me 20.95%!
Një nga mënyrat e diversifikimit të portofolit për bankat është edhe investimi në asete me risk të ulët ose pa risk fare. Investimet në Letrat me Vlere të Qeverisë Shqiptare por edhe të atyre ndërkombetare janë tashmë prefenca për bankat në Shqipëri. 957 MLN EUR ishte rritja në vlerë absolute për të gjithë sistemin ku Raiffeisen Bank e ka rritur portofolin e Letrave me Vlere në masën 38.26%, e ndjekur nga ProCredit Bank me 34.68% dhe ABI Bank me 26.4%. UBA nuk ka portofol të Letrave me Vlerë, ndërkohë që Intesa Sanpaolo Bank ka rritjen më ulët në sistem me 5.77% dhe është e vetmja bankë me rritje një shifrore. Tabela më poshtë paraqet të dhënat për Letrat me Vlerë:
*renditja e bankave sipas peshës së tregut
DEPOZITAT u rritën me 1.57MLD EUR!
Vitet e fundit është vënë re një rritje e nivelit të depozitave në të gjithë sistemin. Për këtë mund të ketë shumë faktorë, por ndër kryesoret është formalizimi i ekonomisë. Depozitat në të gjithë sistemin bankar Shqiptar u rriten me 14.58% krahasuar me vitin 2020. Rritjen e kryeson UBA me 23.61%, e ndjekur nga Fibank me 22.89% dhe Raifffeisen Bank me 19.46%. Intesa Sanpaolo Bank ka rritjen më të ulët me 7.3% ku eshte e vetmja banke me rritje një shifrore. Duhet theksuar se të gjitha bankat në sistem kanë pasur shifra në rritje për sa i përket depozitave. Tabela më poshtë paraqet të dhënat për Depozitat:
*renditja e bankave sipas peshës së tregut
STAFI u rrit me 0.95%!
Përtej vështirësive të mëdha të kaluara nga ekonomia Shqitare dhe ajo botërore, bankat ditën ta mbajnë stafin dhe mos të kenë shkurtime. Pozitive për vitin 2021 duket fakti se kemi 62 njerëz më tepër të punësuar në krahasim me vitin 2020. Rritjen më të madhe e ka UBA me 8.33%, e ndjekur nga Tirana Bank me 4.81% dhe Fibank me 4.56%. Në vlera absolute, Raiffeisen Bank është banka me numrin më të madh të stafit, por gjithashtu dhe banka që ka numrim më të madh të shkurtimeve me (-59) njerëz. Credins Bank kryeson për sa përket rritjes së stafit në numër, me 42 njerëz. Tabela më poshtë paraqet të dhënat për Stafin:
*renditja e bankave sipas peshës së tregut
DEGËT u rritën me 0.97%!
Shifrat pozitive u paraqitën edhe në rrjetin e degeve ku pas shumë vitesh u rikthye rritja e tyre. Në total sistemi bankar ka 417 degë me një rritje prej 4 degësh më shumë sesa në vitin 2020. BKT dhe Procredit Bank janë zgjeruar me nga 2 degë dhe OTP Bank me 1 degë, ndërkohë që Credins Bank ka ulur me 1 degë numrin total të rrjetit të saj të degëve.
Të dhënat e mësipërme janë në vlera relative dhe tregojnë rritjen për secilen bank në varësi të vlerave që zotëronin në fund të vitit 2020.
—————————————————————————————————————————
Ndërkohë analiza e mëposhtme do të ketë trajtë tjetër, ku fokusi do jetë në peshën e tregut. Në kuadër të analizës mëposhte, vleresimi është bërë duke marrë parasysh peshën që zë cdo bank në aspekte të ndryshme në vitin 2020 dhe duke e krahasuar me peshën që zë tek rrijta e vitit 2021. Analiza tregon sa mbi apo nën peshën e vitit të fundit, banka ka kontribuar.
Më poshtë janë të dhënat:
Viti 2021 karakterizohet nga një ringritje e shumv bankave. Banka që bie në sy në analizën e mësipërme është Raiffeisen Bank, e cila ka operuar mbi peshën e vitit 2020. Raiffeisen Bank qëndron në vend të parë për ASETET, KREDITË, LETRAT ME VLERË dhe DEPOZITAT. Credins Bank, ABI Bank, Tirana Bank dhe FIBANK janë gjithashtu banka të cilat kanë operuar mbi peshën e tyre të tregut.
Gjithashtu mund të bëjmë dhe një ranking të bankave për vitin 2021 në varësi të rritjes dhe operimit mbi peshën e tregut.
RRITJA 2021
Banka me INDEX-in më të mirë në lidhje më rritjen për vitin 2021 është FIBank, ndërkohë që INDEX-in më të ulët e ka Intesa Sanpaolo Bank.
OPERIMI MBI PESHËN E TREGUT
Banka me INDEX-in më të mirë në lidhje me operimi mbi peshën e tregut në vitin 2021 është Raiffeisen Bank, ndërkohë që INDEX-in më të ulët e ka Intesa Sanpaolo Bank.
Si përfundim mund të thuhet se sistemi bankar në Shqiperi për vitin 2021 dha shenja shumë të mira të rimëkembjes ku shumë banka zgjeruan aktivitetin e tyre dhe kredidhënia ishte në nivelë shumë të pëlqyeshme. Sfidat e sektorit janë të shumta, por dinamika mbetet shumë e lartë!
*Të gjitha punimet e mësipërme janë të drejta dhe kalkulime personale të autorit.