12 Qershor

0 komente

Punësimi i të rinjve arrin nivel rekord. Kriza ka goditur më shumë grupmoshën e konsoliduar në tregun e punës.

Autor Ersuin Shehu

12 Qershor, 2020

kryesore

Paradoksalisht, në momentin e shpërthimit të krizës së rëndë të Covid – 19, punësimi mes të rinjve në Shqipëri ka arritur nivelet më të larta të 30 viteve të fundit. Ndërkohë, pjesa më e konsoliduar e forcës së punës, ajo e grupmoshës nga 30 në 64 vjeç është goditur më shumë nga shpërthimi i krizës.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se shkalla e punësimit të të rinjve arriti në 42.7% gjatë tremujorit të parë, dy pikë përqindje më shumë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kjo është njëkohësisht shkalla më e lartë e punësimit për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç, e raportuar ndonjëherë në statistikat zyrtare.

Sipas Instat, në tremujorin e parë numëroheshin rreth gjashtë mijë të rinj të punësuar më shumë.

Burimi: Instat

Tendenca është e ngjashme edhe në treguesit e papunësisë. Shkalla e papunësisë mes të rinjve ka zbritur në nivelin rekord prej 20%, nga 21.4% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Numri i të papunëve për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç ka zbritur në më pak se 71 mijë, nga 75 mijë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Shifrat e punësimit mes të rinjve duken të papritura, duke pasur parasysh se në muajin mars mbyllja e shumicës së aktiviteteve ekonomike pritej të reflektohej në shifra më negative të tregut të punës. Por, sipas Instat, ky efekt është shtrirë kryesisht tek grupmosha më e konsoliduar në tregun e punës, që përfshin intervalin nga 30-64 vjeç.

Për këtë grupmoshë u numëruan 21 mijë të punësuar më pak, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 9.1%, nga 8.3% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes