29 Maj

0 komente

Prodhuesit e energjisë sulmojnë ashpër qeverinë: Të ndalet represioni, këtu nuk ka siguri ligjore për kontratat

Autor Ersuin Shehu

29 Maj, 2020

kryesore

Investitorët e HEC-eve private kanë sulmuar ashpër qeverinë shqiptare për uljen e çmimit të shitjes së energjisë që prodhohet prej tyre. Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA), e mbështetur edhe nga Shoqata e Investiorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Confindustria Albania dhe Dhoma Italiane e Tregtisë (CCIA) kërkon transparencë mbi arsyet e uljes së çmimit të energjisë së prodhuar me 10 %, duke e çuar koeficientin e mbështetjes nga 1.3 në 1.2.

Sipas AREA, ndryshimi i çmimit me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 13.05.2020 është antiligjor, pasi çmimi vendoset vetëm një herë dhe vetëm në fillim të vitit, nga Enti Rregullator i Energjisë.

Prodhuesit e energjisë shprehen se qeveria shqiptarë në mënyrë të përsëritur po cënon sigurinë juridike të kontratave të nënshkruara dhe po rrezikon kthimin nga investimet e kryera prej këtyre subjekteve.

“Ne shprehim shqetësimin për ndryshimin e rregullave në mes te lojës pa një arsye të motivuar, sikundër edhe për mungesën e stabilitetit në legjislacion, e cila sjell pasoja të drejpërdrejta në zhvillimin e ekonomisë. AREA, FIAA, Confindustria Albania dhe CIA sqarojnë opinionin publik se janë vënë disa hërë nën trysninë e pushtetit, i cili synon të ndërhyjë me çdo kusht për të prishur rregullat e lojës, duke cënuar edhe sigurinë juridike të kontratave koncesionare,” thuhet në komunikatën e përbashkët.

Sipas prodhuesve, masat represive për të financuar humbjet e kompanisë shtetërore që duhet të garantojë furnizimin me energji, rrënojnë jo vetëm investitorët shqiptarë e të huaj që kanë investuar mbi 600 milionë euro, por dëmtojnë edhe konsumatorët shqiptarë, të cilët vijojnë të paguajnë humbjet nga keqmenaxhimi i kompanive shtetërore apo vartësinë nga energjia e importuar.

Gjithashtu, vendimi për uljen e çmimeve mund të cënojë rëndë interesat e bankave tregtare, që kanë investuar rreth 80% të projekteve të reja të energjisë së rinovueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes