19 Maj

1 komente

Politika monetare lehtësuese e ka rritur ekonominë me 0.6 pikë përqindje në vit që nga 2017

Autor Ersuin Shehu

19 Maj, 2020

kryesore

Në tre vitet e fundit, politika monetare stimuluese vlerësohet të ketë nxitur rritjen ekonomike mesatarisht me 0.6 pikë përqindje në vit. Një vlerësim i kryer nga Banka e Shqipërisë ka arritur në konkluzionin se ndikimi i politikës monetare në ekonomi ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.

Shifrat e Instat tregojnë se për tre vitet e fundit ekonomia shqiptare është rritur me rreth 3.4% në vit. Mbështetur në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, pa ndikimin e politikës monetare rritje do të kishte qenë mesatarisht 2.8% në vit.

Vlerësimi i kontributit të politikës monetare në rritjen ekonomike nënkupton matjen e ndikimit të normave të interesit dhe të kursit real të këmbimit, të cilat vijnë vetëm si rezultat i kursit të ndjekur të politikës monetare. Këto vlerësime janë kryer me anë të modelit të politikës monetare të përdorur nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e parashikimeve afatmesme.

Kursi stimulues i politikës monetarë ka ndikuar në gjenerimin e presioneve nënçmuese mbi kursin e këmbimit të lekut. Në fakt, për tre vitet e fundit leku është mbiçmuar, sidomos në kursin e këmbimit kundrejt euros. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se, në mungesë të kontributit të politikës monetare, mbiçmimi lekut do të ishte mesatarisht gjysmë pikë përqindje më i fortë.

Ndikimi i politikës monetare akomoduese mbi rritjen ekonomike dhe mbi kursin e këmbimit ka ndikuar në presione inflacioniste më të larta. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto të fundit janë intensifikuar gjatë viteve 2018-2019. Inflacioni vjetor për vitet 2017-2019 mesatarisht 0.65 pikë përqindje më i lartë, si rezultat i ndikimit të politikës monetare.

Nëse sipas statistikave zyrtare inflacioni mesatar në tre vitet e fundit ka qenë 1.8%, në mungesë të ndikimit të vlerësuar të politikës monetare, inflacioni vjetor do të ishte mesatarisht rreth 1.15%.

Politika monetare ndikon aktivitetin ekonomik nëpërmjet disa kanaleve kryesore.

Nëpërmjet ndikimit të saj në ofertën e likuiditetit dhe në nivelin e normave të interesit, politika monetare ndikon koston e huamarrjes së re, disponueshmërinë e kredisë, dhe koston e shërbimit të borxhit ekzistues për biznesin dhe familjet. Në këtë mënyrë, politika monetare stimuluese shërben si instrument për nxitjen e kërkesës agregate dhe të rritjes ekonomike.

Politika monetare ushtron gjithashtu ndikimit në preferencat relative të agjentëve ekonomikë për të zotëruar për instrumente financiare në lekë apo në valutë, politika monetare ndikon dhe kursin e këmbimit në ekonomi. Në rastin e një politikë monetare stimuluese, kursi i këmbimit ka tendencë të dobësohet, duke nxitur rritjen e eksporteve.

Politika monetare ndikon edhe pritjet e operatorëve ekonomikë mbi treguesit ekonomik dhe monetarë, si edhe vendimet e tyre për konsum e investime. Në rastin e një politike monetare stimuluese pritjet për kosto të ulëta financimi në të ardhmen nxitin biznesin dhe familjet të kërkojnë më shumë kredi bankare dhe të ndërmarrin më shumë konsum e investime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes