10 Qershor

0 komente

Papunësia arrin në 11.4%, rritet për herë të parë pas pesë vjetësh

Autor Ersuin Shehu

10 Qershor, 2020

kryesore

Papunësia në Shqipëri u rrit për herë të parë pas pesë vjetësh. Të dhënat e Instat tregojnë se për tremujorin e parë të vitit, shkalla e zyrtare e papunësisë në ekonomi u rrit lehtë në 11.4%, nga 11.2% që kishte qenë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Kjo rritje jep për herë të parë shenjat e ndikimit të pandemisë së Covid-19 në ekonomi, qysh në tremujorin e parë të vitit. Paralelisht me rritjen e shkallës së papunësisë, edhe shkalla e punësimit u ul në 61.4%.

Sipas Instat, numri i përgjithshëm i të punësuarve në ekonomi ka rënë me 1.3% krahasuar me fundin e vitit 2019. Goditjen më të fortë e ka pësuar punësimi në bujqësi, me 2.8%, i ndjekur nga industria me 0.9% dhe shërbimet me 0.3%.

Javët e para të epidemisë duket se kanë shkaktuar një rritje të papunësisë sidomos tek grupmosha 30-64 vjeç, ku papunësia ka rritur në 9.1%, nga 8.3% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Përkundrazi, papunësia mes të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç ka rënë ndjeshëm në 20%, nga 21.4% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Burimi: Instat

Shifrat e tremujorit të parë janë vetëm zanafilla e rënies drastike të punësimit në ekonomi, për shkak të gjendjes së krijuar nga epidemia, që solli mbylljen e pjesës më të madhe të bizneseve dhe që pritet t’i shtrijë efektet për të gjithë vitin 2020. Vlerësimet e deritanishme flasin për një rritje të numrit të të papunëve me rreth 60 mijë vetë.

Një studim i Bankës së Shqipërisë vlerëson se, në rast të një rënieje ekonomike me rreth 7%, siç ka parashikuar Banka Botërore, shkalla e papunësië në Shqipëri mund të arrijë deri në 18.6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes