18 Maj

0 komente

Pandemia përmirëson bilancin tregtar të Shqipërisë

Autor editor

18 Maj, 2020

kryesore

Eksportet pësuan sërish rënie të fortë në muajin prill. Sipas Institutit të Statistikave, vlera e eksporteve ra me mbi 44% krahasuar me vitin e kaluar dhe me 16.5% krahasuar me muajin mars. Rënia është shtrirë në të gjithë grupmallrat, duke filluar nga fasonet.

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me më shumë se 50% për muajin prill. Rënia ka ardhur nga ulja e kërkesës, problemet për furnizimin me lëndë të parë, por edhe vështirësitë për  të punuar me kapacitet të plotë, për shkak të kufizimeve.

Disa fasoneri në Durrës dhe Krujë u mbyllën, pas zbulimit të punonjësve të infektuar. Fasonet dhanë ndikimin kryesor në rënien e eksporteve në muajin prill, me 20% të kontributit total në rënie, të ndjekura nga grupi materiale ndërtimi e metale, me 10.5% dhe minerale, lëndë djeëse, energji, me 8.4%.

Megjithatë, pavarësisht rënies së thellë të eksporteve, deri tani efekti i pandemisë ka qenë pozitiv për bilancin tregtar të vendit. Për muajin prill, deficiti tregtar ra me 30% krahasuar me një vit më parë. Për gjithë katërmujorin e parë të vitit, deficiti është 11% më i ulët kundrejt të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Burimi: Instat

Kjo ka ndodhur sepse në vlerë rënia e importeve është më e madhe sesa ajo e eksporteve. Sipas Instat, për marsin importet ranë me afro 37% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë, kjo përkthehet në 19 miliardë lekë më pak mallra të importuara.

Me përjashtim të mprodukteve ushqimore, importet kanë rënë për të gjithë grupmallrat e tjerë. Ndikimin kryesor në rënien e importeve e ka dhënë grupi “makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 10.3%, i ndjekur nga “tekstile e këpucë” me 8.4%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes