26 Prill

0 komente

Pagesat e siguruesve për tërmetin arritën në 13 milionë euro

Autor Ersuin Shehu

26 Prill, 2020


Fatura e dëmeve nga tërmeti për siguruesit ka arritur në rreth 1.6 miliardë lekë ose rreth 13 milionë euro. Mbështetur në të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për marsin u paguan rreth 256 milionë lekë dëme në klasën e sigurimit ndaj fatkeqësive natyrore. Këto u shtohen 1.3 miliardë lekëve të paguara për periudhën dhjetor-shkurt.

Si asnjëherë më parë, dëmet në industrinë e sigurimeve këtë vit nuk janë dominuar nga sigurimet e detyrueshme motorrike, por nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Në fund të tremujorit të parë, dëmet në klasën e fatkeqësive natyrore përbëjnë afro 59% të totalit.

Megjithatë, besohet se efektet e tërmetit në tregun e sigurimeve nuk janë shteruar plotësisht, duke parë shifrën ende të lartë të dëmeve pezull, ku përfshihen dëmet ne proces vlerësimi, dëme të miratuara, por të papaguara dhe ato proces gjyqësor.

Në fund të muajit mars, kompanitë e sigurimit të jo-jetës kishin mbi 11 mijë dme pezull, për një vlerë totale prej 7.8 miliardë lekësh. Krahasuar me një vit më parë vlera e dëmeve pezull është rritur me 54%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes