30 Qershor

0 komente

Mikrofinanca u rrit me 25% për vitin e kaluar. Fitimi arriti në 28 milionë euro.

Autor Ersuin Shehu

30 Qershor, 2020

kryesore

Sektori i mikrofinancës në Shqipëri u rrit me 25% gjatë vitit të kaluar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se aktivet e institucioneve financiare jobanka arritën vlerën e 58 miliardë lekëve ose rreth 465 milionë euro.

Rritja prej gati 12 miliardë lekësh e aseteve të sektorit u gjenerua kryesisht nga Fondi Besa, me 41% të rritjes totale, Iutecredit me 16%, Kredo Finance me 11%, NOA me 8% dhe Raiffeisen Leasing 8%. Aktivet e subjekteve financiare jobanka zënë rreth 3.9% të totalit të aktiveve të sistemit bankar. Zëri dominues në bilancet e institucioneve financiare jobanka është portofoli i kredisë, me më shumë se gjysmën e totalit të aktiveve.

Në fund të vitit 2019, portofoli i kredive bruto të institucioneve financiare jobanka arriti në 35.5 miliardë lekë ose gati 24% më shumë krahasuar me vitin 2018. Kontributin kryesor në rritjen prej 6.8 miliardë lekësh e dhanë institucionet e mikrokredisë, të ndjekura nga ato të huadhënies dhe të qirasë financiare.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Treguesi i kredive me probleme arriti në 9.7%, nga 9.2% që kishte qenë një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje ka ardhur kryesisht si pasojë e mashtrimit të ndodhur te Fondi Besa, si dhe e përkeqësimit të cilësisë së portofolit në subjektet e mikrokredisë.

Pavarësisht nga rritja e lehtë e kredive me probleme, subjektet financiare jobanka e mbyllën vitin me një rezultat pozitiv prej gati 3.5 miliardë lekësh ose 28 milionë eurosh. Fitimet e sektorit u dyfishuan krahasuar me vitin 2018 dhe kontributin kryesor e dhanë Fondi Besa, Tranzit, Iute Credit Albania, Unioni Financiar Tiranë dhe NOA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes