14 Maj

0 komente

Mikrofinanca kërkon të përfshihet në Fondin e Garancisë Sovrane

Autor editor

14 Maj, 2020

kryesore

Institucionet e mikrofinancës shprehen të zhgënjyera për përjashtimin e tyre nga skemat e garancisë sovrane të huave, të miratuara deri më sot nga qeveria shqiptare.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare evidenton se kriza që shkaktoi epidemia e Covid – 19 po prek sidomos ato biznese të vogla dhe fermerë të cilët nuk kanë kursime dhe rezerva të mjaftueshme për t’u përballur me mungesën e të ardhurave si pasojë e kufizimit të aktivitetit ekonomik. Këto biznese e fermerë, për shkak të karakteristikave të tyre, nuk financohen në kushte normale nga sektori bankar, dhe janë aktualisht të përjashtuar nga aksesi në financë.

Sipas Shoqatës, mospërfshirja e këtij sektori në fondin e garancisë pengon disbursimin e financimeve të reja për këto biznese e fermerë dhe rrjedhimisht dëmton në mënyrë të ndjeshme ekonominë e vendit.

“Moskonsiderimi i institucioneve mikrofinanciare në këtë instrument të shtetit shqiptar, përpos kufizimit të financimit për biznesin e vogël dhe fermerin shqiptar, mund të impaktojë edhe konkurrencën e drejtë në kredidhënie mes bankave dhe institucioneve të mikrofinancës, duke i vendosur të parat në një pozicion më të favorshëm dhe duke krijuar për pasojë një shtrëmbërim të pajustifikuar të tregut,” thuhet në deklaratën zyrtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.   

Deri, tani, institucionet financiare anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare kanë shqyrtuar më shumë se 31 mijë kërkesa për shtyrje. Deri në këtë moment, janë miratuar dhe procesuar mbi 26 mijë aplikime, nga të cilat rreth 18 mijë janë kredi për individë dhe 8 mijë kredi për biznese. Totali i portofolit të kredive të riskeduluara, deri në fund të muajit prill ishte 7.87 miliardë lek ose rreth 63.5 milionë Euro dhe përbën rreth 28% të portofolit total të kredive.  

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale, e themeluar në vitin 2006 dhe bashkon institucionet mikrofinanciare më të rëndësishme në vend. Me një total asetesh prej më shumë se 37.5 miliardë lek (rreth 300 milionë euro), ky iu shërben rreth 250 mijë klientëve, sidomos individë, fermerë e sipërmarrës të vegjël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes