17 Maj

0 komente

Mbulimi me 4G ka arritur në 73% të territorit

Autor Ersuin Shehu

17 Maj, 2020

kryesore

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton një përmirësim të mbulimit me rrjet 4G vitin e kaluar. Sipas AKEP, mbulimi i territorit për vitin 2019 rezulton rreth 73%, nga 57% që raportohej për vitin 2018. Mbulimi i popullsisë me rrjet LTE në vitin 2019 ishte rreth 95% nga rreth 85% që raportohej për vitin paraardhës.

Mbështetur në të dhënat e AKEP, mbulimin më të gjerë më rrjet e ka Vdafone Albania, e ndjekur nga Telekom Albania dhe Albtelecom. Megjithatë, AKEP nuk saktëson nëse të dhënat janë të çertifikuar teknikisht prej saj, apo mbështeten vetëm në deklarimet e operatorëve celularë.

Ndërkohë që stacioni i radhës është teknologjia 5G, statistikat tregojnë se operatorët shqiptarë ende ofrojnë një mbulim të territorit shumë larg të qenit i plotë me teknologjinë më të fundit të implementuar, atë 4G.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës, rreth 63% e shqiptarëve përdorin internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Mbulimi optimal me rrjet 4G për Shqipërinë është i rëndësishëm, po të kemi parasysh se vendi ynë nga një ndër shkallët më të ulëta të mbulimit me rrjete fikse në Europë.

Edhe për këtë arsye, interneti nga rrjetet e lëvzishme është një alternativë e dosmosdoshme për banorët e zonave periferike dhe rurale, tashmë që një pjesë e madhe e shërbimeve të ofruara nga sektori publik dhe ai privat po zhendosen gjithnjë e më shumë online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes