3 Maj

0 komente

Maltin Korkuti do të marrë një mandat të ri në krye të Credins Bank

Autor Ersuin Shehu

3 Maj, 2020


Maltin Korkuti do të marrë një mandat të tretë në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Credins Bank. Vendimi pritet të merret këtë muaj, në Asamblenë e Përgjithshme të aksionerëve të bankës, ndërkohë që mandati aktual i drejtorit të përgjithshëm të Credins Bank përfundon në 16 maj.

Maltin Korkuti është një nga tre menaxherët themelues të Credins Bank, së bashku me Artan Santon dhe Monika Milon. Deri në vitin 2014, ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm. Në maj 2014, ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Credins Bank, pas ndarjes nga jeta të ish-drejtorit, Artan Santo.

Në drejtimin e tij, banka ka ndjekur një cikël të qëndrueshëm rritjeje, që e ka bërë bankën e tretë më të madhe në vend dhe njëkohësisht huadhënësin më të madh të ekonomisë shqiptare.

Që nga fundi i vitit 2014 deri në fund të vitit 2019, totali i aktiveve të Credins Bank është rritur me rreth 67%. Në fund të vitit të kaluar, Credins zotëronte 14.8% të aseteve, 18.6% të kredisë dhe 15.3% të depozitave të sistemit bankar shqiptar.

Këtë vit Credins Bank pritet të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në Kosovë, pasi mori miratimin paraprak nga Banka Qendrore e Kosovës, në fund të vitit të kaluar.

Aksioneri kryesor në Credins Bank që prej fillimit të këtij viti është kompania britanike Amryta Capital, që zotëron 21.82% të aksioneve, (nga të cilat 6.5% si pjesëmarrje direkte dhe 15.32% përmes fondit të regjistruar në Hollandë, BFSE Holding), pasuar nga dy biznesmenët shqiptarë Renis Tershana me 18.72% të aksioneve dhe Aleksandër Pilo, me 13.79% të aksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes