23 Prill

0 komente

Ligji i ri, fondet e investimeve alternative mund të investojnë edhe në pasuri të paluajtshme

Autor editor

23 Prill, 2020

kryesore

Pajtim Melani*

Prej disa vitesh shqiptarët kanë mundësi që përveç depozitave dhe bonove/obligacioneve të thesarit të investojnë kursimet e tyre në fondet e investimit dhe për fondet e pensionit.

Për herë të pare, ishte një bankë tregtare mori licencë për fond invetimesh dhe i orientoi klientët drejt interesave më të larta që ofronin fondet e investimeve. Për shumë prej tyre ishte e vështirë të bënin dallimin mes depozitave të siguruara dhe riskut të fondeve të investimeve, ndaj Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi disa rregullore të përafruara me legjislacionin evropian, kryesisht në drejtim të transparencës për investitorët për njohjen e risqeve dhe menaxhimin e likuiditetit.

Rritja e fortë e viteve të para të krijimit të fondeve të investimeve që në dhjetor 2019 menaxhonin rreth 547 milionë euro të rreth 30 mijë shqiptarëve dhe fondet e pensionit me mbi 23 milionë euro të mbi 28 mijë shqiptarëve, kërkonte rregullim të plotë dhe të kujdesshëm të AMF. Fondet e investimeve dhe ato të pensioneve investojnë kryesisht në obligacione dhe bono thesari duke siguruar në këtë mënyrë kthime(interesa) jo shumë të larta por të sigurta të investimeve.

Falë bujarisë së qeverisë zvicerane, me këmbënguljen e Bankës Botërore, AMF zbatoi gjatë viteve 2015-2018 me sukses projektin “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse: Fokusi në zhvillimin e tregut të kapitaleve”. Produktet kryesore të projektit në bashkëpunim me AMF janë projektligjet “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”(SIKLVT) dhe “Për tregjet e kapitalit”.

Ligji i ri i sipërmarrjeve të investimeve që po diskutohet nga Kuvendi parashikon sipërmarrje me pjesëmarrje të hapur në formë kontraktore (fond investimesh); fonde me intervale me formë kontraktore (kjo është një formë e re e cila u përshtatet tregjeve të letrave me vlerë me likuiditet më të ulët sepse i shesin dhe i shlyejnë kuotat vetëm dy herë në vit), teknikisht këto janë fonde të investimeve alternative; sipërmarrjet me pjesëmarrje të mbyllur me formë të shoqërisë tregtare (shoqëri e investimeve me kapital fiks) dhe me formë kontraktore (fondet e investimeve) të cilat janë të përshtatshme për të bërë investime jolikuide, të tilla si pasuri të paluajtshme.

Të parat lejohen nga ligji aktual por nuk ekzistojnë, të dytat nuk lejohen nga ligji aktual. Teknikisht, këto janë fonde të investimeve alternative.  

Fondet e investimeve alternative, që u ofrohen vetëm investitorëve profesionistë, duhet të regjistrohen pranë Autoritetit për shitje te investitorët profesionistë në Shqipëri, pavarësisht nëse janë fonde vendase a të huaja. Por, në përputhje me rekomandimin e Kuvendit, neni 242, kufizon rregjistrimin e këtyre fondeve vetëm pas 5 vjetësh që është miratuar ky ligj.

Shoqëria administruese mund të menaxhojë edhe fonde pensioni dhe portofolet individuale, pasi është praktikë ndërkombëtare që një shoqëri administruese mund të menaxhojë edhe asete të porotofoleve individuale dhe asete të fondeve të pensionit sipas direktivave të tjera si MIFID II, etj.

Për të shmangur pengimin e firmave ekzistuese dhe uljen e nivelit të mbrojtjes së investitorëve që parashikohet tani nga kërkesat për shoqëritë administruese, në zbatim të ligjit ekzistues si edhe vendosjen e barrës së kostove shtesë, në dispozitat e veta kalimtare ky projektligj i jep mundësi subjektit që ka licencë si shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike (fondet me ofertë publike) – në thelb kërkesat ekzistuese që janë sipas llojit të SIKLVT-ve në bazë të ligjit nr.10198, të administrojë edhe fondet e investimeve alternative me të njëjtën licencë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.  

Në lidhje me informacionin që u nevojitet investitorëve për të marrë një vendim për t’u bërë pjesëmarrës i SIK ky infomacion përcaktohet në dokumnentin kyç. Për investitorin, i cili është i përcaktuar edhe në shtojcë të këtij ligji, përcakton nivelin e përfitimit dhe rrezikut i cili i shërben investitorëve për të marrë vendimin për t’u bërë pjesëmarrës në fond. 

Në përgjithsi ligji i ri synon bërjen e sektorit të fondeve me tërheqës për pjesëmarrësit e tregut dhe investitorët, krijimin e një game më të gjerë të fondeve të përshtatshme për tregjet shqiptare dhe evropiane; mobilizimin e më shumë kursimeve në tregjet e kapitalit dhe në ekonomi; t’u ofrojë investitorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe rritjen e shkallës së mbrojtjes së investitorëve.

Ligji parashikon forma të reja organizimi, siç janë fondet e investimeve alternative, të cilat janë të përshtatshme për të bërë investime jolikuide të tilla, si pasuri të paluajtshme.

Ligji parashikon shtimin e kompetencave të AMF-së të cilat nuk ishin të mjaftueshme në disa fusha për të përmbushur kërkesat evropiane, siç është ndërmarrja e hetimeve në krahasim me inspektimin; zbatimin dhe, në veçanti, dënimet për kundërvajtje; dhe bashkëpunimi rregullator vendas e ndërkufitar për të siguruar mbrojtje adekuate të investitorëve për investitorët.

Gjithashtu, janë shtuar dispozita në lidhje me administrimin ndërkufitar dhe marketingun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive për t’u përputhur me kërkesat e Direktivës Evropiane, por me dispozita kalimtare ato nuk do të zbatohen deri në kohën kur Autoriteti nxjerr rregullore, për këtë qëllim, të cilat nuk duhet të jenë më vonë sesa data kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

________________

*)Kryetari i Bordit të AMF 2015-2019, aktualisht pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Luarasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes