21 Mars

0 komente

Kriza nga koronavirusi, edhe Kosova dhe Hungaria shtyjnë këstet e kredive

Autor Ersuin Shehu

21 Mars, 2020


Pas përhapjes së shpejtë të Covid, 19 një numër në rritje vendesh po miratojnë rregulla për shtyrjen e pagesës së kredive bankare. Veç Italisë dhe Shqipërisë, edhe Hungaria dhe, së fundmi edhe Kosova, kanë miratuar masa që iu mundësojnë bizneseve dhe qytetarëve të shtyjnë përkohësisht pagesat e kredive.

Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur këtë javë se të gjithë huamarrësit mund të shtyjnë këstet e kredive bankare, duke i paraqitur një kërkesë bankës përmes telefonit ose postës elektronike. Sipas vendimit, shtyrja e kredive do të jetë e vlefshme deri në datën 30 prill, megjithatë, nuk përjashtohet që të shtyhet më tej, në varësi të kushtëzimeve që do të sjellë sëmundja.

Deri tani, afati i shtyrjes së kredive ka qenë i ndryshëm për vende të ndryshme. Kosova ka miratuar një shtyrje deri në fund të prillit, Shqipëria deri në fund të muajit maj, ndërsa Italia dhe Hungaria kanë miratuar shtyrje me afat më të gjatë.

Në Hungari, parashikohet mundësia e shtyrjes së kredive deri në fund të këtij viti, ndërsa në Itali afati i shtyrjes mund të jetë edhe më i gjatë, sipas një skeme që parashikon edhe subvencionimin e interesave nga qeveria e vendit.

Ndërkohë, shumë shtete po ndërmarrin paketa të tjera për të lehtësuar bizneset. Austria, Kroacia, Hungaria dhe Bullgaria kanë miratuar masa që mundësojnë shtyrjen ose pagesën me këste të disa taksave, për sipërmarrjet e prekura.

Në Bullgari dhe Poloni masat parashikojnë që qeveria të paguajë një pjesë të pagës për bizneset që provojnë se kanë pësuar rënie drastike të të ardhurave.

Për shembull, në Poloni shteti mund të japë deri në 40% të pagës mesatare për çdo punonjës të një ndërmarrjeje të prekur, me kusht që edhe punëdhënësi vetë të paguajë të njëjtën shifër. Për të vetëpunësuarit e prekur, qeveria do të paguajë të plotë një kuotë prej 80% të pagës mesatare.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes