10 Gusht

0 komente

Kreditë me probleme, “qetësi para stuhisë”?

Autor Ersuin Shehu

10 Gusht, 2020

kryesore

Raporti i kredive me probleme të sistemit bankar qëndroi në nivelin 8.1% edhe për qershorin. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi kyç ngelet në nivelet më të ulëta të 11 viteve të fundit. Ky stabilitet po ndikohet në një masë të madhe nga moratoriumi i pagesave i vendosur në muajin mars nga Banka e Shqipërisë, së bashku me masat rregullatore që pezulluan përkohësisht nevojën për të riklasifikuar kreditë e ristrukturuara.

Pritet që efekti real i krizës në treguesin e kredive të këqija të fillojë të shfaqet pas muajit muajit shtator, kur këto masa të shfuqizohen.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Në gjysmën e parë të këtij viti, megjithatë, është vërejtur një rritje e shpenzimeve të bankave për provigjione, me gati katër herë më shumë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Kjo tregon se disa banka, pavarësisht lehtësimeve të Bankës së Shqipërisë, mund të kenë ndjekur një qasje konservatore në privigjionim. Fakti që provigjionet janë rritur tregon edhe një rritje në stokun e kredive me probleme; por, rritja e kënaqshme e portofolit të kredisë e ka kompensuar këtë efekt dhe ka bërë që raporti i kredive me probleme të mbetet i pandryshuar.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se në mesin e këtij viti portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 590 miliardë lekë, në rritje vjetore me afërsisht 7% krahasuar me një vit më parë. Pas rihapjes së ekonomisë, kreditimi i është kthyer rritjes, i mbështetur edhe nga skemat e garancisë sovrane të qeverisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes