1 Korrik

0 komente

Kreditë me probleme: 5.2% te individët, 10.7% te bizneset

Autor Ersuin Shehu

1 Korrik, 2020

kryesore

Raporti i kredive me probleme për individët është në nivelin 5.2%, ndërsa për bizneset më shumë se dy herë më i lartë, 10.7%. të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se edhe për vitin 2019 portofoli i individëve ishte më i shëndetshëm. Kjo shpjegon fokusin më të lartë që kanë shfaqur bankat në pesë vitet e fundit në segmentin e retail dhe të individëve në veçanti. Për shkak të ekspozimeve në vlera më të ulëta, huatë për individët mundësojnë një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë.

Të dhënat krahasuese tregojnëse portofoli i kredisë së indifidëve në pesë vitet e fundit është rritur me pothuajse 30%, ndërsa portofoli i bizneseve është tkurrur me më shumë se 5%. Tashmë, huaja për individët përbën rreth 34% të totalit të kredisë për ekonominë, ndërsa pesë vjet më parë zinte vetëm 27%.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredive të këqija në fund të vitit 2019 ishte rreth 48.2 miliardë lekë ose i shprehur si raport sa 8.4% e portofolit total të kredisë. Në vlerë kreditë e këqija pësuan një rënie me 25% gjatë vitit 2019, ndërsa raporti i tyre u reduktua me 2.7 pikë përqindje.

Rreth 80% e portofolit të kredisë së sistemit bankar është e mbuluar me kolateral dhe më shumë se gjysma ka si kolateral pasuri të paluajtshme.

Raporti i kredisë me probleme nuk ka ndryshuar shumë gjatë pesë mujave të parë të këtij viti, edhe falë vendimit për ngrirjen e riklasifikimit të kredive deri në fund të muajit gusht, me qëllim lehtësimin e shtyrjes së kredive nga bankat. Efektet e krizës në cilësinë e portofolit të kredisë bankare do të fillojnë të qartësohen pas muajit shtator.

Banka e Shqipërisë pret një rritje të raportit të kredive me probleme, por deri tani nuk ka projeksione sasiore lidhur me përmasat që mund të ketë kjo rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes