19 Prill

0 komente

Kredia për biznesin, 40% e rritjes erdhi nga energjetika

Autor Ersuin Shehu

19 Prill, 2020


Kredia bankare për bizneset rezidente në Shqipëri u rrit me 5.7% vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset u rrit për herë të parë që nga viti 2014. Në fund të vitit 2019, ky portofol arriti vlerën e rreth 336 miliardë lekëve.

Shtysën kryesore për rritjen e kredisë për biznesin vitin e kaluar e dha sektori i energjetik. Nga 18 miliardë lekë që vlerësohet zgjerimi i kredisë për bizesin vitin e kaluar, rreth 40% të kontributit e dha sektori i energjisë.

Një pjesë e konsiderueshme e kredisë së re për sektorin është dhënë për qëllime investimi dhe ndikimi i kredisë për investime në rritjen ekonomike materializohet pas një periudhe më të gjatë kohore. Në tërësi, sektori i energjisë paraqet nivel të ulët të rrezikut që buron nga kredia, intensitet të ulët të kredisë dhe një nivel përfitueshmërie dukshëm mbi mesataren e sektorëve të tjerë.

Raporti i kredive me probleme për këtë sektor është rreth 6%, afërsisht sa gjysma e raportit të kredive me probleme për bizneset. Megjithatë, vetëm 36% e investimeve të sektorit të energjisë janë financuar nëpërmjet kredisë bankare.

Sektorë të cilët kontribuan në rritjen vjetore të kredisë dhe, në të njëjtën kohë, dhanë kontribut pozitiv në rritjen ekonomike gjatë vitit 2019 ishin shërbimet, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor.

Rritja e kredisë ishte modeste në segmentin e industrisë përpunuese, që është edhe sektori me nivelin më të lartë të raportit të kredive me probleme. Megjithatë, cilësia e kredisë për këtë sektor është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, ky sektor karakterizohet nga niveli i lartë i përfitueshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes