17 Mars

0 komente

Kredia e ekspozuar ndaj virusit: vetëm hotelet dhe transporti, mbi 220 mln euro.

Autor Ersuin Shehu

17 Mars, 2020


Përhapja e virusit Covid 19 po sjell përditë e më shumë kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe një nga sektorët që pësojë dëmet më të mëdha është turizmi.

Efektet e para kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri që në muajin mars, me anullimin e pothuajse të gjitha rezervimeve të turistëve të huaj.

Pasojat pritet të jenë të rënda për zinxhirin e bizneseve të këtij sektori, që nga transporti i pasagjerëve dhe agjencitë e udhëtimit dhe deri tek hotelet e restorantet. Në këto kushte, bizneset e lidhura me turizmin do të ndodhen edhe para vështirësve për të shlyer kreditë e tyre bankare.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sektorët e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe ai i transport-magazinimit kanë qenë ndër sektorët me rritje më të lartë të kreditimit.

Në fund të janarit, portofoli i kredisë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kishte vlerën e 17.7 miliardë lekëve ose rreth 144 milionë eurove. Në 12 muajt e fundit, kredia për këtë sektor është rritur me 27%.

Ndërsa për sektorin e transportit dhe magazinimit, vlera e portofolit të kredisë ishte më e vogël, me 9.5 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro. Megjithatë, edhe në këtë segment kreditimi ka regjistruar një rritje të lartë, me 42% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa që do të lëhtësojnë risturkturimin e kredive për tre muajt në vazhdim, por, nëse kjo situatë do të vazhdojë, efekti në bilancet e bizneseve do të jetë shumë më i shtrirë në kohë.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se këtë javë qeveria do të prezantojë një paketë masash për të mbështetur sektorët e prekur nga gjendja e krijuar prej përhapjes së Covid 19.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes