28 Janar

0 komente

Kompanitë që kanë rritur sigurimet vullnetare janë prekur më pak nga kriza

Autor editor

28 Janar, 2021

kryesore

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se primet e shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës pësuan një rënie me 5.5% për vitin 2020. Nga tetë kompani sigurimesh të licencuara për këto klasa, gjashtë prej tyre pësuan rënie të primeve. Statistikat tregojnë se të vetmet kompani me rritje të primeve për këtë periudhë ishin Albsig, me 13.5% dhe Atlantik me 2.65%. Kompanitë e tjera të sigurimit pësuan të gjitha rënie në intervalin mes 5.7% dhe 10.6% të primeve të shkruara bruto.

Rritja e Albsig dhe Atlantik është e lidhur kryesisht me zgjerimin e këtyre kompanive në tregun e sigurimeve të pronës. Sipas statistikave të AMF-së, Albsig dhe Atlantik i kanë rritur primet në këtë segment, përkatësisht me 14% dhe 21%. Këto të dhëna janë një tregues se ecuria e mirë në produktet e sigurimit vullnetar ka qenë përcaktuese për zbutjen e efekteve të krizës në tregun e sigurimeve, që në Shqipëri ngelet thellësisht i varur nga sigurimet e detyrueshme motorrike. Edhe këtë vit, sigurimet e detyrueshme motorrike përbëjnë më shumë se 68% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës.

Edhe vitin 2020, tregu i sigurimeve kryesohej nga Sigal Uniqa Group Austria, me 25.1% të primeve të shkruara bruto. Pjesa e tregut e Sigal ka rënë me 0.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Albsig renditej i dyti, por me një rritje domethënëse të pjesës së tregut në 17.4%, nga 14.5% që zotëronte për të njëjtën periudhë të vitit 2019. Rritja e primeve me 13.5% dhe rënia e shumicës së kompanive konkurrente kanë ndikuar në zgjerimin e pjesës së tregut të Albsig. Ajo është njëkohësisht kompania me peshën më të lartë të sigurimeve vullnetare në strukturën e përgjithshme të primeve, me rreth 53% të totalit.

E treta për vitin 2020 u rendit Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group me 13.5% të tregut, nga 13.7% që mbante një vit më parë.

Eurosig ka humbur një pozicion në renditjen sipas primeve dhe rezulton e katërta me 13.2% të primeve të shkruara bruto, edhe ajo në rënie me një pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Intersig Vienna Insurance Group renditet e pesta, me 10% të tregut dhe është njëkohësisht kompania me rënien më të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Në vlerë primesh, Intersig ka pësuar një rënie me 14.6%, që është përkthyer në një tkurrje me afërsisht 1.1 pikë përqindje të pjesës së tregut.

Tre kompanitë e tjera, Ansig, Insig dhe Atlantik kanë një pjesë tregu të përafërt, në intervalin me 6.9% dhe 7% të primeve të shkruara bruto.

Burimi: AMF
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes