11 Gusht

0 komente

Klan është televizioni që bën më shumë para’. Frangaj ka fituar 4 milionë euro në tre vitet e fundit.

Autor Ersuin Shehu

11 Gusht, 2020

kryesore

TV Klan është në vazhdimësi sipërmarrja më fitimprurëse e biznesit të televizioneve në Shqipëri. Sipas pasqyrave financiare, Tv Klan e mbylli vitin 2019 me një fitim neto prej 171 milionë lekësh ose rreth 1.4 milionë eurosh. Rezultati financiar u rrit me rreth 14% krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar, rezultati i Klan ishte lehtësisht më i ulët krahasuar me atë të Top Channel, që raporti fitim neto në vlerën e 181 milionë lekëve. Por, nëse krahasojmë rezultatin e tre viteve të fundit, Tv Klan ka raportuar një fitim prej 588 milionë lekësh, tre herë më shumë se Top Channel. Përveç kësaj, të ardhurat e Top Channel kanë një varësi të lartë nga shitet te platforma Digi-Alb.

Burimi: Pasqyrat financiare të kompanive

Numrat tregojnë se performanca financiare e TV Klan është për t’u pasur zili në biznesin mediatik, që historikisht në Shqipëri ka qenë i varfër dhe i varur nga burimet e tjera të pronarëve.

Për vitin e kaluar, të ardhurat e TV Klan nga veprimtaria televizive ranë në 1.17 miliardë lekë, 14% më pak krahasuar me vitin 2018. Por, shoqëria shënoi një rritje të ndjeshme në të ardhurat dytësore, që prekën vlerën e 518 milionë lekëve, 5.6 herë më shumë krahasuar me vitin 2018. Pasqyrat financiare nuk qartësojnë plotësisht burimin e të ardhurave dytësore, por në raportin e shoqërisë thuhet se ato vijnë nga ritransmetimet, dëmshpërblimet dhe grantet.

Aleksandër Frangaj ka ngritur rreth TV Klan një platformë të mirëfilltë televizive, ku përfshihen edhe dy televizionet e tij që veprojnë në Kosovë dhe Maqedoni.

Vitin e kaluar, pronarët e TV Klan, Alba Gina dhe Aleksandër Frangaj shitën televizionin ABC News për 600 mijë euro tek një kompani guackë e quajtur A.B.C Management. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe parapagimi për dy vjet i qirasë së mjediseve të televizionit, që ngelen në pronësi të Aleksandër Frangajt.

Zyrtarisht, pronare e A.B.C Management është një shtetase greke, e quajtur Efthymia Gkouma, por pas saj qëndrojnë një grup biznesmenësh shqiptarë me në krye drejtorin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes