18 Prill

0 komente

Këtë vit do të nisë epoka e 5G. I pari do të jepet brezi 3.5 GHz.

Autor Ersuin Shehu

18 Prill, 2020

kryesore

Shqipëria do të tenderojë brezin e parë të frekuencave për teknologjinë 5G brenda këtij viti. Nga diskutimet mes Ministrisë së Infrastrukturës, AKEP dhe palëve të interesit, është vendosur që rruga e 5G të nisë në brezin 3.5 GHz.

Në shumicën e vendeve ku janë ndërtuar rrjetet e para komerciale 5G, ofrimi i tyre ka nisur pikërisht përmes brezit 3.5 GHz (3.3-3.8 GHz). Brezat e mesëm të spektrit ofrojnë një ekuilibër të mirë mes potencialeve të mbulimit me rrjet dhe kapaciteti transmetues.

Situata e pandemisë mund të sjellë vonesa në këtë proces, megjithatë është e pritshme që procedurat të nisin në vjeshtë.

Institucioni që duhet të zhvillojë priocedurat, AKEP, prej vitesh ndodhet në një gjendje flagrante mosfunksionimi dhe neglizhimi të detyrimeve ligjore për rregullimin e tregjeve të komunikimeve elektronike.

Por, hapi më i madh në shtrirjen e teknologjisë 5G do të jetë shtrirja në brezin 700MHz. Teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave të gjera, çka është themeli për konceptin e Internetit të Gjërave (Internet of Things).

Bazuar në Vendimin 2017/899 të Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017 “Mbi përdorimin e brezit të frekuencave 470-790 MHz në BE” nga 30 Qershori 2020, Vendet Anëtare duhet të lejojnë përdorimin e brezit të frekuencave 694-790 MHz (‘700 MHz’) për sistemet tokësore të afta për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband pa tel.

Vendet anëtare mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të një ose disa arsyeve të justifikuara.

Problemi është se, për momentin, në Shqipëri brezi 700MHz aktualisht është në bërdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

Kalimi i tyre në dispozicion të rrjeteve të komunikimeve elektronike do të kërkojë kohë dhe dëmshpërblimin e operatorëve televizivë, që tradicionalisht janë klientë të qeverive dhe njerëz me ndikim politik.

Sidoqoftë, Ministria e Infrastukturës parashikon që lirimi i këtij spektri të bëhet brenda vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes