26 Prill

0 komente

Kastrati blen të drejtat e Euronews në shqip për 2.4 milionë euro

Autor editor

26 Prill, 2022

kryesore

Grupi i biznesit Kastrati këtë muaj ka zyrtarizuar një zgjerimin në një sektor tjetër të ekonomisë, duke hyrë edhe në tregun mediatik. Grupi i Shefqet Kastratit ka blerë 60% të aksioneve në Inter Media Group, kompania që zotëron të drejtën e franchise të grupit mediatik europian Euronews për Shqipërinë. Me këtë operacion, grupi Kastrati merr kështu nën kontroll edhe kanalin informative mediatik Euronews Albania. Për të blerë 60% të aksioneve të shoqërisë që zotëron të drejtat mbi emrin tregtar Euronews Albania, grupi i Shefqet Kastratit i ka paguar afërsisht 2.4 milionë euro biznesmenit Theodhoro Çami. Çami do të vazhdojë të qëndrojë në shoqëri si aksioner pakice, me 40% të kuotave.

Çami njihet si një sipërmarrës i lidhur ngushtë me kompaninë Vodafone Albania. Prej vitesh, ai menaxhon shpërndarjen e reklamave, fushatat mediatike dhe marrëdhëniet publike të operatorit më të madh të telefonisë celulare në Shqipëri. Historia e tij e biznesit dhe pasurimi lidhet kryesisht me marrëdhënien preferenciale që ka arritur të vendosë me njësinë shqiptare të grupit Vodafone. Çami është pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, ndërsa edhe Vodafone Albania historikisht ka qenë në sferën e menaxhimit operacional të Vodafone Greqi.

Përveçse për Shqipërisë, Inter Media Group zotëron të drejtat e shpërndarjes së shërbimeve të Euronews në gjuhën shqipe edhe për territorin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Kastrati bëhet kështu një tjetër emër i rëndësishëm të biznesit shqiptar që hyn në tregun mediatik, vetëm pak muaj pasi edhe grupi Balfin i biznesmenti Samir Mane bleu televizionin Scan, për 700 mijë euro.

Historikisht në Shqipëri, zotërimi i mediave është perceptuar nga biznesmenët vendas si një mënyrë për influencuar institucionet vendimmarrëse, në shërbim të interesave të tjera të biznesit. Megjithatë, biznesmenë si Mane apo Kastrati zor se kanë nevojë për një mjet të tillë, duke pasur parasysh rrezen e gjerë të aktivitetit të tyre të biznesit dhe ndikimin e madh që kanë arritur të fitojnë në vendimmarrjen politike, si në qeverisjen e mëparshme, ashtu edhe në atë aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes