14 Nëntor

0 komente

Ja korporatat ku investohen paratë e shqiptarëve

Autor Ersuin Shehu

14 Nëntor, 2019


Shqiptarët kanë investuar rreth 81 milionë euro në fondet e investimit në monedhën europiane. Aktualisht, në Shqipëri ekzistojnë dy fonde të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që mundësojnë investime në valutë të huaj, Raiffeisen Invest dhe WVP Top Invest.

Mbështetur në të dhënat e AMF, portofoli i këtyre fondeve përfshin investime në obligacione qeveritare, në obligacione e aksione korporative si edhe në fonde të tjera investimi jashtë vendit.

Në fund të vitit të kaluar, obligacionet në euro të qeverisë shqiptare përbënin pjesën kryesore të investimeve të fondit më të madh, Raiffeisen Invest. Janë gjithsej rreth 30 milionë euro që Raiffeisen Invest i ka investuar në bonde me maturim 2, 5 dhe 7 vjeçar. Rreth 7 milionë euro janë investuar në obligacione të qeverisë malazeze dhe asaj kroate.

Pjesa tjetër e investimeve ndahen në obligacione të korporatave dhe kuotave në fonde të tjera investimi jashtë vendit. Kompania me peshën kryesore në portofolin e investimeve korporative të Raiffeisen Invest në fund të vitit të kaluar ishte Raiffeisen Bank International, me rreth 2.7 milionë euro, e ndjekur nga Arcelor Mittal me rreth 2.1 milionë euro dhe Banco Santander, me rreth dy milionë euro. Titujt e korporatave të tjera kanë vlerëmë të ulët dhe përfshijnë kompani të njohura, si BNP Paribas, Carrefour, Telefonica, Statoil, etj.

Kompania Vlera e investimit në fund të 2018 (milionë lekë)
Raiffeisen Bank International 332
Arcelor Mittal 257
Banco Santander 250
Aeroport Paris 140
Alliance Finance 136
Sanofi Aventis 135
Telefonica 130
Schneider Electric 128
Carrefour 127
Statoil 126
BNP Paribas 123
Bayer Capital 112
Nestle Finance 63

Burimi: AMF

Fondi tjetër i investimeve, WVP Top Invest, ka ende shifra investimi shumë modeste, edhe për faktin që profili i rrezikut të investimit që ofron ky fond është më i lartë. Në fund të shtatorit, asetet neto të fondit ishin rreth 103 milionë lekë ose afërsisht 840 mijë euro. Ky fond i investon paratë e anëtarëve kryesisht në aksione të korporatave. Megjithëse në shuma të vogla, portofoli i këtioj fondi përfshin investime në aksionet e disa prej brandeve më të johur botërorë, si Apple, Facebook, Procter&Gamble, Roche, Pfizer, Shell, Boeing, Siemens, Daimler, etj.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes