28 Shtator

0 komente

IuteCredit emeton 75 milionë euro obligacione

Autor editor

28 Shtator, 2021

kryesore

Grupi IuteCredit ka realizuar me sukses një emetim të Obligacioneve Korporative me vlerë 75 milionë Euro. Obligacionet e Garantuara të IuteCredit do të kenë një maturitet pesëvjeçar dhe një kupon (normë interesi) prej 11%. Emetimi është bërë në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit, përmes filialit IuteCredit Finance Sarl.

Obligacioni është emetuar për herë të parë nëpërmjet një ofertë publike për investitorët me pakicë në Estoni, Letoni, Lituani dhe Gjermani. Çmimi dukshëm më i ulët i kuponit dhe maturimi më i gjatë në krahasim me obligacionin e mëparshëm do të kenë një efekt pozitiv në strukturën e financimit të IuteCredit. Emetimi i parë ishte realizuar në vitin 2019 në Bursën e Frankfurtit, për një shumë totale prej 40 milionë Eurosh, me një kupon 13%.

“Ne jemi krenarë për besimin që i është dhënë IuteCredit, si nga investitorët institucionalë, ashtu edhe nga ata me pakicë. Të ardhurat nga ky emetim do të vazhdojnë të mbështesin Iute në ndjekjen e misionit tonë, që është krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në fushën e financave personale,” tha Tarmo Sild, Drejtor i Përgjithshëm (CEO) i Grupit IuteCredit.

Fondet e obligacioneve do të përdoren nga IuteCredit për financimin e rritjes në tregjet ku kompania vepron, për t’u zgjeruar në tregje të reja, si edhe për të rifinancuar borxhin ekzistues.

Obligacionet e emetuara gjatë muajit shtator nga IuteCredit ngjallën interes të madh te investitorët. Përkundrejt një oferte fillestare të shpallur prej 50 milionë Eurosh, kërkesat e paraqitura për blerje nga investitorët arritën një shumë totale prej 85 milionë Eurosh. Për këtë arsye, Iute vendosi ta rrisë ofertën me 25 milionë Euro, për t’iu përgjigjur kërkesës së lartë dhe fleksibilitetit që mundëson ky lloj financimi.

Nga 75 milionë Euro që ishte vlera totale e emetimit, 20 milionë Euro obligacione u blenë nga investitorë me pakicë. Prej tyre, rreth 18 milionë Euro i takonin rreth 2500 investitorëve nga vendet Balltike. Obligacionet e reja pritet të përfshihen në Tregjet e Rregulluara të Bursës së Frankfurtit dhe Bursës Nasdaq Talin. Dita e parë e tregtimit në Bursën e Frankfurtit pritet të jetë më 6 tetor 2021, ndërsa në Bursën Nasdaq Talin dhe 7 tetor 2021.

IuteCredit është e pranishme edhe në tregun shqiptar që prej vitit 2015, me filialin e saj IuteCredit Albania. Në fund të vitit 2020, IuteCredit Albania kishte një portofol kredie neto në vlerën e 3.3 miliardë lekëve ose rreth 27 milionë Eurove. Pavarësisht goditjes që pandemia e Covid-19 solli në ekonomi dhe në tregun financiar, IuteCredit arriti ta zgjerojë portofolin e kredisë me 4% krahasuar me një vit më parë.

IuteCredit po përpiqet të zhvillojë instrumentet e huamarrjes korporative edhe në nivel lokal. Në vitin 2019, IuteCredit Albania realizoi emetimin e parë të obligacioneve me ofertë private, me maturim 2 vjeçar. Këtë vit obligacioni u shlye plotësisht, duke e mbyllur me sukses ciklin e emetimit të parë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes