10 Korrik

0 komente

Hysenbelliu rrit pjesëmarrjen te Birra Tirana dhe largon nga drejtimi Luan Bregasin

Autor Ersuin Shehu

10 Korrik, 2020

kryesore

Irfan Hysenbelliu po merr në dorë “frerët” e pushtetit te Birra Tirana. Pronari i ri i kompanisë ka zgjeruar më tej paketën e tij të aksioneve dhe ka larguar nga drejtimi Luan Bregasin, njeriun që ka qenë pika kryesore e referimit te Birra Tirana pas privatizimit. Drejtori i ri Birrës Tirana do të jetë Stefan Strazimiri, ndërsa paketa e aksioneve të Irfan Hysenbelliut tashmë ka arritur në pothuajse 49% të kapitalit të kompanisë.

Së fundmi, Hysenbelliu ka mbyllur edhe blerjen e 4.87% të aksioneve, pikërisht nga Luan Bregasi, për 573 mijë euro. Edhe kjo blerje, ashtu si gjithë paketa e aksioneve të blera nga Hysenbelliu Group, do të financohet sërish me një kredi nga Tirana Bank.

Me këtë kredi të fundit, shuma totale e financuar nga Tirana Bank për blerjen e aksioneve të Birra Tirana nga Irfan Hysenbelliu ka arritur në rreth 6.2 milionë euro. Luan Bregasi ngelet aksioner, me 9.75% të aksioneve, por që nga fundi i muajit qershor nuk është më drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

Tashmë, Irfan Hysenbelliu kontrollon dy prej prodhuesve më të rëndësishëm të birrës në vend, Birra Korça dhe Birra Tirana. Duke qenë se blerja e aksioneve të Birrës Tirana klasifikohet si përqendrim, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, transaksionet duhet të ishin paraqitur për autorizim pranë Autoritetit të Konkurrencës. Por, kjo nuk është bërë, ndërsa Autoriteti vetë nuk ka marrë iniciativën ta shqyrtojë ngjitjen e Hysenbelliut drejt kontrollit të Birrës Tirana.

Të marra së bashku, për vitin 2018 Birra Korça dhe Birra Tirana kishin një xhiro të përbashkët prej 1.6 miliardë lekësh (858 milionë lekë Birra Korça dhe 739 milionë lekë Birra Tirana).

Birra Korça raportoi një rezultat financiar me fitim për një milionë euro, ndërsa Birra Tirana me humbje në vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes