2 Shkurt

0 komente

Haier-i Kinez në pranverë do të hapë fabrikën e frigoriferit me vlerë 70 milion euro në Rumani

Autor editor

2 Shkurt, 2021


Haier Tech Romania, pjesë e prodhuesit kinez të pajisjeve shtëpiake Haier, bëri të ditur të Premten se në fund të kësaj pranvere.do të fillojë prodhimin në fabrikën me vlerë 70 milion euro (84.8 milion dollarë) të frigoriferëve pranë qytetit jugor të Ploiesti 

I pozicionuar në parkun industrial Allianso në Aricestii Rahtivani, objekti prodhues 63,000 m2 do të prodhojë frigoriferë të integruar dhe standardë për të trija markat e divizionit Evropian të Haier – Candy, Hoover dhe Haier, bëri të ditur kompania në një njoftim për shtyp.

Sipas Haier Tech Rumani, punimet në fabrikën e re të prodhimit po përparojnë sipas planit.

Pas vitit 2022, pasi të arrijë kapacitetin maksimal, uzina do të punësojë mbi 800 punonjës dhe do të prodhojë 600,000 frigoriferë në vit.

“Ne jemi të kënaqur që kemi zgjedhur qytetin e Ploiesti-t për fabrikën tonë të parë të prodhimit të frigoriferëve në BE. Ky projekt do ta bëjë Rumaninë një qendër strategjike për Haier Europe dhe do të luajë një rol kryesor në strategjinë tonë për të qenë përkrah tre liderëve të industrsë evropjane deri në vitin 2023, “tha drejtori i operacioneve teknike Haier Refrigerators Europe dhe drejtori menaxhues i Haier Tech Romania Alessia Ianni

Haier Tech Rumania është një degë e Haier Europe, e cila është degë e Haier Group, një kompani shumëkombëshe për pajisje shtëpiake dhe pajisje elektronike të konsumit, me seli në Qingdao, Kinë. Haier Group ka mbi 65,000 punonjës që punojnë në 24 impiante dhe pesë qendra kërkimore në të gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes