Banka bullgare Fibank mbylli me sukses rritjen e kapitalit në Bursën e Sofjes për një shumë totale prej 195 milionë levash ose afërsisht 100 milionë eurosh. Kjo i mundëson Bullgarisë tejkalimin e pengesës së fundit për t’u bërë pjesën e Mekanizmin të Këmbimit Valutor (ERM II), që është etapë e domosdoshme paraprak për anëtarësimin e vendit në Eurozonë. Rritja e kapitalit të Fibank kishte qenë kërkesë e Bankës Qendrore Europiane, pas inspektimit të kryer vitin e kaluar.
Në fakt, investitorët privatë nuk shfaqën interesin e pritur për të blerë aksionet e reja të emetuara nga Fibank dhe suksesi i rritjes së kapitalit u ndihmua nga qeveria bullgare, që vendosi të blejë rreth 70 milionë euro aksione, përmes Bankës Bullgare për Zhvillim (BDB), institucion financiar publik.
Veç BDB-së, investitori tjetër që dha një kontribut domethënës ishte Valea Foundation, institucion financiar i regjistruar në Lihtenshtejn. Valea Foundation është në pronësi të biznesmeit me origjinë çeke, Karel Komarek.
Pas rritjes së kapitalit, BDB do të zotërojë 18.35% të aksioneve në Fibank, ndërsa Valea Foundation do të mbajë 7.87%. Fibank është kompani e listuar në Bursën e Sofjes dhe pjesa dërrmuese e kapitalit aksionet zotërohet nga investitorë privatë.
Pas finalizimit me sukses të nëshkrimit të aksioneve të reja, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të Fibank arriti në 22.52%, nga 19.57% që kishte qenë në fund të tremujorit të parë.
Fibank është e pranishme me filialin e saj edhe në tregun shqiptar. Në fund të tremujorit të parë 2020, Fibank Shqipëri zotëronte rreth 2.1% të tregut bankar, për nëj total aktivesh prej rreth 33 miliardë lekësh.