5 Nëntor

0 komente

Fatura e borxhit, 4% e PBB-së shkon për të paguar interesa

Autor Ersuin Shehu

5 Nëntor, 2019


Shqiptarët paguan rreth 65 miliardë lekë ose rreth 530 milionë euro interesa borxhi për vitin e kaluar. Kjo shumë përfshin vlerën totale të interesave arkëtuar nga sistemi bankar nga portofoli i huave dhe titujve, si edhe interesat e borxhit të jashtëm të qeverisë shqiptare. Në terma realë, pagesat e interesave kishin një vlerë sa 3.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Kosto e borxhit në vitet e fundit ka pasur një tendencë në rënie, e përcaktuar si nga cikli i normave të ulëta të interesit, ashtu edhe nga frenimi i ndjeshëm i kreditimit. Që nga viti 2013 deri në vitin 2018, vlera e interesave të borxhit ka rënë me rreth 17%. Nëse do të llogarisnim vetëm interesat e borxhit të brendshëm, rënia do të rezultonte në rreth 27%. Por, rritja e ndjeshme e huamarrjes së jashtme nga qeveria ka sjellë pothuajse një dyfishim të faturës për interesat e këtij borxhi.

Sidoqoftë, në terma realë rënia e barrës së borxhit është e ndjeshme. Nëse sot ekonomia shpenzon më pak se 4% të prodhimit bruto për interesa, në vitin 2013 shpenzonte 5.8% të tij. Fakti që kosto e huamarrjes, në terma realë, pothuajse është përgjysmuar, tregon se në thelb politika monetare lehtësuese e aplikuar nga banka qendrore dhënë rezultate të dukshme.

Kështu, yield-i mesatar i titujve të borxhit të brendshëm qeveritar në fund të vitit të kaluar ishte 4.18%, ndërkohë që pesë vjet më parë, në fund të 2013, kishte qenë 6.72%. Ndërsa interesi mesatar i kredive të reja në lekë për individët gjatë vitit të kaluar ishte 6.6%. Seritë kohore të statistikave nuk mundësojnë një krahasim me vitin 2013, megjithatë, është e sigurt se interesat kanë rënë me disa pikë përqindje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes