9 Qershor

0 komente

“Ethet” e call center-ave të dyshimta dhe shërbimeve outsourcing shtojnë bizneset e huaja

Autor Ersuin Shehu

9 Qershor, 2020

kryesore

Numri i bizneseve të huaja në Shqipëri u rrit viti e kaluar, i shtyrë nga një nismë e shtuar sipërmarrëse në sektorin e shërbimeve. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj arriti në rreth 6443, në rritje me 3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që numri i ndërmarrjeve të huaja në aktivitetet prodhuese ka rënë, rritja ka ardhur e gjitha nga sektori i shërbimeve, ku u regjistrua një rritje e numrit të ndërmarrjeve me 4%. Kjo është një rritje e konsiderueshme, po të kemi parasysh se në vitet e fundit numri i përgjithshëm i bizneseve në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme. Bizneset e shërbimeve përbëjnë rreth 77% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri.

Duke zbërthyer të dhënat sipas sektorëve dhe numrit të punonjësve, duket se rritja e investimeve të huaja ka ardhur kryesisht në sektorin e shërbimeve të informacionit dhe komunikimit dhe shërbimet e tjera mbështetëse. Numri i ndërmarrjeve në këta sektorë u rrit me 6.5% vitin e kaluar.

Kjo nënkupton kryesisht ndërmarrjet call center dhe ato me profil të ngjashëm, që ofrojnë shërbime të jashtme për kompani të huaja. Vitet e fundit, një numër gjithnjë e më i lartë i këtyre ndërmarrjeve janë zhvendosur drejt marketingut për shërbimet financiare me rrezik të lartë, si këmbim valutor, investime në bursë apo platformat binare.

Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për aktivitete të jashtëligjshme, sepse ofrimi i shërbimeve të investimit, qoftë edhe për shtetas të huaj, kërkon licencimin si agjentë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Deri tani, institucionet e kanë mbyllur njërin sy përballë këtij aktiviteti në rritje dhe që sjell të ardhura të mëdha për shoqëritë në fjalë, por edhe paga të larta për shumë të rinj shqiptarë. Por, shpesh këto para vijnë nga tërheqja e shtetasve të huaj në skema investimi me rrezik të lartë, që shumë prej tyre nuk i kuptojnë mjaftueshëm dhe që në raste veçanta mund të jenë mashtrime të mirëfillta.

Burimi: Instat

Fakt ngelet që investimet e huaja janë kryesisht të orientuara tek shërbimet outsourcing, që tentojnë të shfrytëzojnë kosto më të ulët të punës, por edhe një kontroll më të dobët ligjor mbi disa aktivitete të veçanta.

Për sa i takon origjinës së kapitalit, ndërmarrjet e investitorëve nga Bashkimi Europian vazhdojnë të dominojnë, me 65% të totalit të ndërmarrjeve të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes