12 Qershor

0 komente

Epidemia përmirësoi bilancin e turizmit për tremujorin I

Autor Ersuin Shehu

12 Qershor, 2020

kryesore

Bilanci i ekonomisë shqiptare nga turizmi u përmirësua në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpërthimi epidemisë së koronavirusit duket se ka ndikuar shumë më tepër udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit, sesa ato të të huajve në Shqipëri.

Për tremujorin e parë, të ardhurat nga turizmi kishin vlerën e 346 milionë eurove, me një rënie të letë prej vetëm dy milionë eurosh krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Ndërkohë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit pësuan një rënie të ndjeshme në 253 milionë euro, 7% më pak krahasuar me vitin e kaluar. Si rrjedhojë, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi rezultoi pozitiv në shumën e 93 milionë eurove, në rritje vjetore me 22%.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Në terma neto, duket se epidemia ka dhënë një efekt pozitiv në bilancin tregtar dhe në bilancin e llogarisë korrente të vendit, të paktën mbështetur në të dhënat e deritanishme. Për tremujorin, deficiti i llogarisë korrente ra në 226 milionë euro, 9% më pak krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa deficiti në mallra u zvogëlua me 6%.

Pjesërisht, besohet se ky përmirësim është ndikuar edhe nga rënia e importeve të energjisë elektrike, por sidoqoftë për momentin duket se kriza, në terma sasiorë, ka prekur më shumë importin e mallrave dhe shërbimeve, sesa eksportin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes