Rritja e çmimeve që pasoi shpërthimin e krizës së Covid-19 ka nisur të zbehet. Të dhënat e Instat tregojnë se për muajin qershor norma vjetore e inflacionit ra në 1.8%, nga 2.1% që pati qenë për muajin maj. Në krahasimin mujor, indeksi i çmimeve të konsumit pësoi një rënie me 0.6%.
Rënia graduale e inflacioni ishte në fakt e pritshme, sepse rritja e nisur prej muajit mars ishte kryesisht e përqendruar kryesisht tek ushqimet. Për qershorin, inflacioni i këtij grupi ra ndjeshëm në 4.1%, nga 4.9% që kishte qenë për majin.
Inflacioni i grupit të ushqimeve inflacioni u rrit në 4.9%, nga 4.3% që kishte qenë për majin. Nëngrupi që është shtrenjtuar më shumë ngelet ai i frutave, me 12%, por kjo normë inflacioni pothuajse u përgjysmua krahasuar me majin, çka dha një ndikim të rëndësishëm në uljen e inflacionit per grupin e ushqimeve.
Nëngrupet e tjera që shënojnë vlera domethënëse të innflacionit janë perimet me 10%, peshku, me 6.1% dhe vaji, me 5.1 %.
Për shumicën e grupeve të tjera, inflacioni ka rezultuar i qnëdrueshëm. Ndërkohë, edhe për muajin qershor ka vijuar rënia e inflacionit për grupin “Transporti”, që reflekton çmimet më të ulëta të karburanteve. Inflacioni i këtij grupi pësoi rënie vjetore me 4%.
Siç pritej, rritja e inflacionit ka nisur të zbehet pas kalimit të efekteve të mbylljes së ekonomisë. Pasojat e krizës së Covid-19 në ekonomi do të kenë pasoja të ndjeshme në kërkesën e brendshme, çka do të ulë ndjeshëm presionet për rritjen e çmimeve.
Të gjitha projeksionet parashikojnë që këtë vit prodhimi kombëtar dhe punësimi do të pësojnë një goditje të ndjeshme. Banka e Shqipërisë nuk pret rritje domethënëse të inflacionit për këtë vit, ndërsa në skenarin bazë ky tregues mund t’i afrohet objektivit prej 3% vetëm në fund të vitit 2021.