9 Korrik

0 komente

Edhe Union Bank do të licencohet si shoqëri komisionere për titujt

Autor Ersuin Shehu

9 Korrik, 2020

kryesore

Union Bank mori këtë muaj miratimin e Bankës së Shqipërisë për të ushtruar veprimtarinë e tregtimit të letrave me vlerë për llogari të klientëve. Banka qendrore njoftoi zyrtarisht se Union Bank është tashmë e licencuar “në tregtimin  për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar ose ndryshe të letrave me vlerë të transferueshme”, në ndërmjetësimin për transaksionet monetare të marrjes në kujdestari, si edhe në shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse të lidhur me tregtimin e titujve.

Sipas kërkesave ligjore, për këto veprimtari Union Bank duhet të licencohet në vazhdim nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Aktualisht, AMF ka licencuar nëntë prej bankave tregtare si shoqëri komisioneve në tregun e titujve. Tre prej bankave, Credins, ABI Bank dhe Intesa Sanpaolo, janë njëkohësisht të anëtarësuara për të tregtuar në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars Union Bank zotëronte asete totale në vlerën e rreth 69 miliardë lekëve, ose 4.4% të aktiveve totale të sistemit bankar shqiptar. Portofoli i letrave me vlerë në bilancin e Union Bank në fund të muajit mars arriti në 23.6 miliardë lekë, në rritje vjetore me 32%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes