Ndërkohë që shqiptarët janë të izoluar dhe të mbyllur në shtëpi prej afro 78 javësh, Presidenti i Republikës iu bën karshillëk duke postuar në rrjetet sociale foto nga fundjava e tij turistike në fshatrat e Skraparit.
Marrëzia e shpërdorimit të pushtetit ka përmasa të papërshkrueshme, por ndërsa zakonisht politikanët kujdesen të ruajnë imazhin dhe legjendën se janë të barabartë para ligjit, Presidenti i Republikës e ka harruar edhe këtë rregull të pashkruar.
Ditën e dielë, së bashku me zëdhënësin e tij, Meta ka postuar foto të shëtitjeve në natyrë në fshatin e tij të origjinës. Jo vetëm kaq, por kronika e fundjavës së Metës në çepan përfshin edhe vizita në shtëpitë e fshatarëve të zonës, për ngushëllim.
Që nga mesi i marsit, ekspertëve ju shkoi goja pas kurrizit duke bërë apel për të shmangur vizitat te njëri-tjetri. Por, qytetari i parë i këtij vendi është i pari që i shkel hapur rregullat.
Duke keqpërdorur pozitën e tij institucionale, ai ka dalë nga shtëpia për fundjavë, çka është e ndaluar; ka dalë nga Tirana, çka është sërish e ndaluar; bredh nëpër fshatra për ngushëllim, çka është edhe kjo e ndaluar.
Të shohim nëse Policia e Shtetit do të zbatojë rregullat njëlloj si për të tjerët dhe do ta gjobisë Presidentitn e Republikës… Pak vështirë, duke pasur parasysh se Covid-19 ka sjellë një pranverë të re në marrëdhëniet mes mazhorancës dhe presidentit Meta.