10 Korrik

0 komente

Depozitari ALREG, risi teknologjike për titujt joqeveritarë

Autor editor

10 Korrik, 2020

kryesore

Xhovana Lusha – Sektor i Monitorimit dhe Shlyerjes, ALREG

Regjistri Shqiptar i Titujve, ALREG u licencua vitin e kaluar nga AMF si Regjistrari i parë shqiptar me kapital privat dhe po në të njëjtin vit u licensua nga Banka e Shqipërisë si Operator i Sistemit për Shlyerjen e Titujve. Ky projekt nisi në vitin 2014 me mbështetjen e Bankës Credins dhe më pas të  Bankës Amerikane te Investimeve, me qëllim krijimin e një institucioni, që do të bëjë të mundur regjistrimin e dematerializuar të titujve jo qeveritarë në format elektronik në Shqipëri.

Ne tregun e letrave me vlerë vendas mungonte një depozitar në formatin e ALREG, i cili do të sillte jo vetëm regjistrimin e titujve me pronësi private në formë të dematerializuar dhe të kodifikuar, por gjithashtu të ofronte shërbimet e klerimit dhe shlyerjes për transaksionet e ekzekutuara në Bursë dhe jashtë saj, si edhe transparencë për të gjithë pjesëmarrësit e tregut lidhur me këto transaksione.

ALREG ka nisur aktivitetin e saj menjëherë pas licensimit nga AMF në fillim të vitit 2019. Aktualisht, ka të regjistruar në databazën e saj obligacione të emetuar nga Banka Credins, Union Bank dhe Fibank. Objekti i veprimtarisë së ALREG është të ofrojë shërbimet e një depozitari qëndror të letrave me vlerë për letrat me vlerë të korporatave.

Roli kryesor i ALREG është ofrimi i sigurisë dhe besueshmërisë së operacioneve me letrat me vlerë të regjistruara në sistem nga perspektiva e zvogëlimit të rreziqeve financiare në tregun e letrave me vlerë vendas, si dhe rritjen e sigurisë operative-teknike dhe integritetit të të dhënave në regjistrin qendror të letrave me vlerë.

ALREG bashkëpunon në mënyre të vazhdueshme me operatorët e tjerë të tregut, siç janë:

1.       Emetuesit që lëshojnë letra me vlerë (jo qeveritare)

2.       Anëtarët që mbajnë llogari të letrave me vlerë në Regjistrin ALREG (anëtarët e regjistrit), të cilët gjithashtu mund të jenë të përfshirë në shlyerjen e transaksioneve të bursës (anëtarët e klerim-shlyerjes).

3.       Bursa ALSE

4.       Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF

5.       Banka e Shqipërisë

Shërbimet që ofron ALREG

Një nga shërbimet kryesore që ofron ALREG është regjistrimi i letrave me vlerë në formë të dematerializuar dhe kodifikuar sipas standarteve ndërkombetare. Letrat me vlerë të regjistruara në këtë formë janë të shperndara drejt mbajtesve të këtyre titujve në llogaritë përkatëse. Sistemi ofron një llojshmëri regjistrimesh sipas mbajtësve në llogari sintetike dhe analitike.

Anëtarët e ALREG kanë akses të drejtperdrejtë në sistem për të kryer veprime me letrat me vlere dhe për të mirëmbajtur llogaritë. Ky mekanizëm e forcon akoma më shumë transparencën ndërmjet Anetareve dhe ALREG si dhe përcakton përgjegjësitë e anëtarit për veprimet me letrat me vlerë për llogari të tij dhe të klienteve të tij.

Klerimi dhe Shlyerja e Transaskioneve në Bursë

ALREG kryen klerimin dhe shlyerjen e transaksioneve për letrat me vlerë të tregtuara në bursën ALSE. Detyrimet monetare ekzekutohen drejtpërdrejt midis anëtareve, për të cilët ALREG siguron shërbimin si ndërmjetës i shlyerjes së vlerave monetare me sistemin e pagesave AIPS, nëpërmjet mesazheve SWIFT dhe transferimin e letrave me vlerë e realizon në të njëjtën kohë në sistemin e tij.

Klerimi dhe Shlyerja kalojne ne dy faza:

1.       Llogaritja, i cili është procesi i përgatitjes së një transaksioni per shlyerjeje, d.m.th., procedura për krahasimin e të dhënave për transaksionet të lidhura me letrat me vlerë, llogaritjen e detyrimeve të shlyerjes dhe përcaktimin e afateve për shlyerjen e detyrimeve.

2.       Shlyerjes, që është procesi i ekzekutimit të detyrimeve që rrjedhin nga transaksionet e ekzekutuara në bursë, d.m.th. transferimi i letrave me vlerë i shoqëruar me transferimin e fondeve.

Aktiviteti i ALREG nuk do të jetë vetëm në funksion të bursës, por do të shërbejë edhe si ndermjetës për shlyerjen e transaksioneve jashtë saj, përfshi aksionet e shoqërive tregtare apo titujt e borxhit, dhurimet, trashëgimitë, donacionet dhe kontratat ndërmjet palëve që janë anëtare të ALREG.

Teknologjia dhe roli i saj në depozitar

Jetojmë në kohën e internetit dhe tashmë depozitari nuk mund të konsiderohet pa teknologjinë, e cila jo vetem redukton kostot dhe rrit eficiencën, por rrit dhe lehteson në mënyrë të konsiderueshme flukset e regjistrimit të letrave me vlerë dhe mundësinë e procesimit të transaksioneve voluminoze të ekzekutuara në Burse. Në këtë kuadër, duhet te them se depozitari ALREG ka një sistem software-ik mjaft të zhvilluar i përshtatur për tregun vendas.

Në ALREG, falë mbështetjes së vazhdueshme të aksionerëve, është investuar që në vitet e para të nismës në teknologji dhe sisteme të informacionit, që ato të jenë në perputhje me të gjitha standartet ndërkombëtare. Aktualisht, ALREG ka në përdorim një sistem i cili përdoret në depozitarët më të rëndësishem të rajonit, ku tashmë industria e letrave me vlerë ka vite që është zhvilluar. sic mund të përmendim Slloveninë, Serbinë, Bosnjen, etj.

Ky sistem siguron integrimin me Sistemin Elektronik të Tregtimit të Bursës ALSE duke bërë të mundur që tregtimet të procesohen në kohë reale dhe pa humbje. Integrimi i sistemeve është testuar on place dhe jashtë saj, pasi këto dy sisteme kane funksionuar se bashku në CSD dhe Bursa të ndryshme të rajonit, duke e bërë akoma më të sigurtë ndërlidhjen e tyre.

ALREG ofron mbështetje teknologjike dhe moderne për të gjitha proceset nëpërmjet sistemit të saj i cili është certfikuar nga organizmat ndërkombëtare dhe që siguron konfidencialitet, integritetin dhe disponueshmërinë, përmes zbatimit të standardeve ndërkombëtare për sigurinë e informacionit dhe vazhdimësinë e biznesit,

Nje ndër angazhimet më sfiduese te ALREG ka qene ndërlidhja me Sistemin e Pagesave AIPS. Ekipet perkatëse të Bankës së Shqiperisë dhe ALREG janë në komunikim të vazhdueshëm për ngritjen e kësaj infrastrukture të munguar më parë në Shqipëri.

Për të krijuar ndërlidhjen me AIPS, ALREG u Anëtaresua pranë SWIFT vitin e kaluar. Tashmë ALREG është në listen e institucioneve financiare në Shqipëri që kanë në përdorim SWIFT për të komunikuar me sistemin e pagesave AIPS për shlyerje dhe procesim te shpejtë dhe në kohë reale të transaksioneve të Bursës.

Në këtë kuadër, ALREG është gati për të hapur dyert për shlyerjen e transaksioneve në Bursë për letrat me vlerë të korporatave. ALREG i ka të gjitha kapacitet e nevojshme teknologjike dhe operacionale që ky mekanizëm të jetë sa më pranë investitorëve dhe të krijojë transparencë të plotë ndërmjet operatorëve të tregut, në përputhje me kërkesat e rregullatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes