10 Qershor

0 komente

Deficiti i llogarisë korrente pritet të arrijë në 12% të PBB-së

Autor Ersuin Shehu

10 Qershor, 2020

kryesore

Shqipëria pritet të pësojë një goditje të fortë në pozicionin e jashtëm të ekonomisë, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Një analizë e Bankës Botërore parashikon se deficiti i llogarisë korrente këtë vit pritet të arrijë në 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në rritje me 4.3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Me këto shifra, Shqipëria pritet të pësojë ndikimin kryesor në bilancin e pagesave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Veç rënies së të ardhurave nga turizmi, një efekt të ndjeshëm në përkeqësimin e llogarisë korrente do të japin edhe sektori i fasoneve dhe industria nxjerrëse, ku pritet një ulje e ndjeshme e eksporteve.

Mes vendeve të Rajonit, Shqipëria ka ekspozimin kryesor kundrejt Italisë, që është ndër ekonomitë më të goditura nga kriza e Covid – 19. Drejt Italisë shkojnë afërsisht gjysma e eksporteve shqiptare.

I gjithë rajoni pritet të pësojë edhe rënie të dërgesave të emigrantëve, që, sipas Bankës Botërore pritet të jetë sa rreth 0.5% e PBB-së së Ballkanit Perëndimor. Rënia e remitancave do të ketë një efekt shumë shqetësues, sepse do  ajo prek shtresat më të varfra të popullsisë, që në shumicën e rasteve i kanë këto dërgesa si burimin kryesor të të ardhurave.

Nga ana tjetër, sipas Bankës Botërore, Shqipëria pritet të ketë një ndikim më të vogël krahasuar me pjesën tjetër të rajonit për sa i përket investimeve të huaja direkte. Investimet e huaja kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të përmirësimit të ekonomisë shqiptare në vitet e fundit. Për vitin 2019, investimet e huaja direkte kaluan sërish pragun e 1 miliardë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes