24 Qershor

0 komente

Çudia me Autoritetin e Konkurrencës: Shqyrton blerjen e Hippo nga Spar Albania… nëntë muaj pasi ka ndodhur

Autor Ersuin Shehu

24 Qershor, 2020

kryesore

Në fund të vitit të kaluar, Spar Albania bleu rrjetin konkurrent të supermarketeve Hippo. Transaksioni u finalizua dhe u shpall nga blerësi në shtator 2019, pa marrë një autorizim nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qysh atëherë aktiviteti i ish-marketeve Hippo i ka kaluar shoqërisë Spar Albania.

Megjithatë, kompania e grupit Balfin në dhjetor 2019 e ka njoftuar Autoritetin e Konkurrencës për transaksionin në fjalë. Për gati shtatë muaj, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka nxjerrë asnjë njoftim publik për këtë transaksion që është objekt autorizimi nga ana e saj.

Papritur, të mërkurën më 24 qershor, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me një njoftim zyrtar, ku kërkon opinionin e palëve të interesuara brenda një afati prej pesë ditësh.

Ndonëse në njoftim thuhet se Spar Albania ka njoftuar për këtë transaksion qysh më datë 3 dhjetor të vitit të kaluar, nuk është aspak e qartë pse rasti nuk është shqyrtuar, madje edhe njoftimi publik bëhet në një kohë kur blerja e shtatë pikave të Hippo nga Spar është bërë me kohë fakt i kryer.

Marrja e autorizimit paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës është detyrim i përcaktuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, në rastet kur xhiroja (në vitin e fundit financiar, para përqendrimit) e ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun e brendshëm është më shumë se 400 milionë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë. Vetëm xhiro e Spar Albania për vitin 2018 ishte rreth 4.7 miliardë lekë.

Në këto raste, ligji e ndalon realizimin e përqendrimit pa marrë autorizimin e Autoritetit të Konkurrencës. Kjo çështje është një nga paradokset e shpeshta që ndeshen në punën e institucioneve në Shqipëri. Nga njëra anë, ndërmarrjet nuk janë shqetësuar shumë për të pritur vendimin e Autoritetit të Konkurrencës; nga ana tjetër, vetë ky institucion e nisur procedurën standarde të njoftimit publik dhe shqyrtimin e transaksionit me gati shtatë muaj vonesë. Çudira shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes