24 Prill

0 komente

Covid 19 tkurr kërkesën për kredi te bizneset dhe individët

Autor Ersuin Shehu

24 Prill, 2020


Kërkesa për kredi e bizneseve pësoi rënie të theksuar në tremujorin e parë të vitit. Vrojtimi i aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë tregoi se rënia e kërkesës preku të gjitha kategoritë e biznesit dhe produktet e huasë.

Sipas perceptimit të bankave, kërkesa më e ulët për kredi nga ana e bizneseve, u ndikua nga ndjesitë më pesimiste për situatën ekonomike dhe perspektivën e saj.

Për tremujorin e dytë të vitit, bankat presin një rënie të mëtejshme të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve. Kjo rënie do të prekë të gjithë bizneset, pavarësisht nga madhësia dhe pritet të jetë më e theksuar sidomos tek kredia për kryerjen e investimeve të reja.

Tabloja e kërkesë nuk është më e mirë as për individët. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua me rënie të theksuar në tremujorin e parë të vitit, si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për financimin e blerjes së banesave.

Sipas gjykimit të bankave, pothuajse të gjithë faktorët që ndikojnë kërkesën për kredi nga ana e individëve kanë qenë në kahun negativ në tremujorin e parë të vitit.

Nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, si edhe rifinancimit të borxhit, përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe rënia e besimit konsumator sollën reduktimin e theksuar të kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit.

Njëlloj si për bizneset, kërkesa për kredi e individëve pritet të pësojë rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes