15 Maj

0 komente

Bursa ALSE miraton udhëzuesin për listimin e titujve

Autor editor

15 Maj, 2020

kryesore

Këshilli Mbikëqyrës i Bursës ALSE miratoi këtë javë udhëzuesin e listimit të titujve në tregjet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Udhëzuesi i listimit orienton kompanitë shqiptare, të cilat duan të emetojnë tituj, apo ato të cilat janë të listuara në bursë, drejt proceseve më të detajuara rreth listimit.

Sipas njoftimit zyrtar të ALSE, ky udhëzues ka për qëllim të orientojë emetuesit potencial apo ekzistues në bursë rreth procesit të emetimit dhe listimit në Bursë, procedurave të transferimit të titujve në segmentet e Bursës ALSE, procedurat e delistimit të titujve nga Bursa ALSE dhe procedurat e detyrimet e kompanive të listuara për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.

Bursa ALSE nisi aktivitetin në shkurt të vitit 2018 dhe prej atëherë është e angazhuar në tregtimin dytësor të letrave të borxhit të qeverisë shqiptare. Por, ALSE është tashmë e gatshme të ofrojë edhe listimin në të titujve të shoqërive tregtare. Udhëzuesi i miratuar këtë javë plotëson më shumë kuadrin rregullativ të Bursës, në shërbim të këtij qëllimi.

Hyrja e shoqërive tregtare në bursë do të ishte një hap historik për ekonominë shqiptare. Së fundmi, përfaqësues të mazhorancës po mbështesin idenë e nxjerrjes në ofertë publike të një pjese të aksioneve të ndërmarrjeve me kapital shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes